BE dhe SHBA: Të gjithë liderët e Maqedonisë të angazhohen në mënyrë konstruktive

Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të BE-së dëshirojnë të përgëzojnë qytetarët e këtij vendi që në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të 27 prillit ushtruan të drejtën e tyre për të votuar.
 
“Ne ndajmë vlerësimin e OSBE/ODIHR-së në lidhje me administrimin efektiv të këtyre zgjedhjeve. Vërejtjet që ata kanë shprehur, e që janë të ngjashme me ato të viteve 2011 dhe 2013, në lidhje me mbulimin e njëanshëm në media dhe mosdiferencimin e aktiviteteve shtetërore nga ato partiake që pamundësuan kushte të barabarta për garim, duhet të shqyrtohen. Në këto përpjekje duhet patjetër të përfshihen partitë që do të formojnë qeverinë e re, duke u angazhuar me opozitën në frymë konstruktive. Ata duhet të përqëndrohen jo vetëm në administrimin teknik të këtyre zgjedhjeve, por edhe në zgjidhjen e të gjitha mangësive dhe pabarazive në sistemin më të gjerë zgjedhor, ngase të njejtat mund të minojnë besimin në procesin demokratik.” thuhet në deklaratën e përbashkët e Delegacionit të BE-së dhe Ambasadës së SHBA-ve.
 
Ftojmë të gjithë liderët e partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive në reformat që do të avancojnë procesin e integrimeve euro-atlantike. BE dhe SHBA-të edhe më tej mbeten partnerë të vendit në këto përpjekje, përfundon deklarata e Delegacionit të BE-së dhe Ambasadës së SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Back to top button