Hulumtim: Përpjekje ruse dhe serbe për t’u përzier në punët e brendshme të Maqedonisë (FOTO)

Dokumentet e shërbimeve sekrete, të cilat u gjendën në duart e OCCRP NOVATV dhe KRIK tregojnë se operativë rusë dhe serbë kanë punuar në largimin e Maqedonisë, edhe ashtu të brishtë, nga integrimet euroatlantike, shkruan “The Guardian”, ekskluzivisht tërë tekstin ua sjell të përkthyer Portalb.mk.

Ky hulumtim i përbashkët ndërmjet NOVATV dhe partnerët OCCRP (Rrjeti për informim për Krimin e organizuar dhe korrupsionin OCCRP) dhe rrjeti serb për hulumtim të kriminalitetit dhe korrupsionit KRIK në partneritet me gazetën britanike “Guardian”.

LEXO: Hulumtim: Lojërat spiune serbo-ruse për ‘Skenarin e Maqedonisë’ Kush dëshiron krizë?

Spiunë dhe diplomatë rusë kanë qenë të përfshirë në përpjekje dhe angazhime pothuaj dhjetëvjeçare për përhapje të propagandës dhe provokim të përçarjes në Maqedoni si pjese e përpjekjeve rajonale për të parandaluar shtetet ballkanike t’i bashkëngjiten NATO-s. Këto janë konkluzionet që vijnë nga transha e dokumenteve të shërbimeve sekrete maqedonase deri te të cilat kanë ardhur partnerët, e mbi të cilat ekipi i gazetarëve të katër shteteve ka punuar disa javë në verifikimin dhe vërtetimin e fakteve.

Ky koleksion i raporteve zyrtare, gjithashtu, i përshkruan përpjekjet e shërbimit  serb të inteligjencës për mbështetje të nacionalistëve, me orientim anti-NATO dhe pro-rusë, në Maqedoni. Dokumentet për herë të parë e sigurojnë fotografinë më të qartë mbi angazhimet aktuale ruse për ta shkëputur rajonin nga Perëndimi. Në prill të këtij viti Mali Zi votoi që vendi të bëhet anëtari më i ri i NATO-s. Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina janë kandidatë për anëtarësi, ndërsa edhe Serbia madje i thelloi lidhjet me planin e mbrojtjes pavarësisht pakënaqësisë së tyre të thellë me aleancën transatlantike e cila ka kryer sulme ajrore mbi atë vend në vitin 1999.

Përpjekjet ruse dhe serbe i kanë kontribuar krizës politike të ndërlikuar në Maqedoni, në këtë vend që edhe ashtu është i ndarë në aspektin etnik, posaçërisht me popullatën e parehatshme shqiptare e cila përbën një të katërtën e popullatës  në vend, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Publikohet “bomba” për skenarin serb në Maqedoni, biseda e përgjuar se çfarë bënte agjenti i shërbimit sekret serb (DOKUMENTE)

Sipas njërit prej raporteve të përgatitura në fillim të vitit për shefin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim Vlladimir Atanasovski, gjatë 9 viteve të fundit Maqedonia është “nën propagandë subversive dhe aktivitete të fuqishme të shërbimeve të inteligjencës që janë realizuar nëpërmjet Ambasadës së federatës Ruse. Fillimi i aktiviteteve ruse ndërlidhet me degradimin e përpjekjeve maqedonase për anëtarësim në NATO në vitin 2008 kur Greqia vendosi vetë, për shkak të kontestit shumëvjeçar rreth emrit.

Putin - Ivanov
Putin – Ivanov

Takimi ndërmjet kryetarit rus Vlladimir Putin dhe kryetarit maqedonas Gjorgje Ivanov maj 2017

“Duke i përdorur të gjitha teknikat dhe metodologjitë e të ashtuquajturës forcë e butë, si pjesë e strategjisë së Federatës Ruse në Ballkan, e ka për qëllim izolimin e vendit (Maqedonisë) nga ndikimet e Perëndimit”, thuhet në njërin prej dokumenteve. “Për më tepër, politika e jashtme ruse është në lidhje të ngushtë me strategjinë energjetike që për qëllim  e ka kontrollin e resurseve energjetike strategjike nëpërmjet partneritetit me shtetet ballkanike”, thuhet në një nga raportet sipas të cilit qëllimi afatgjatë i Rusisë është që, sipas dokumentit, Rusia ta vendosë Maqedoninë në gjendje të “varësisë ekskluzive të politikave ruse”.

Aktivitet ruse në fushën e inteligjencës realizohen prej ambasadës tyre në Shkup nëpërmjet tre agjentëve të shërbimit inteligjent rus jashtë shtetit (SVR), të cilët mbikëqyren nga stacioni i SVR-së ne Beograd, si dhe nëpërmjet katër oficerëve të inteligjencës ushtarake të koordinuar nëpërmjet Sofjes, Bullgari, pohojnë dokumentet.

Gjithashtu, në mesin e atyre që janë përzier ka edhe përfaqësues lokalë të agjencisë shtetërore të lajmeve ruse TASS dhe përfaqësues i Rossotrudnichestvo, agjenci qeveritare ruse për ndihmë e cila, sipas Washington Post, më parë ka qenë e hulumtuar nga FBI për përpjekje për rekrutim të burimeve sekrete në institucione të SHBA-ve.

Agjentët rusë kanë punuar edhe në rekrutimin e përfaqësuesve aktualë dhe të mëparshëm të armatës së Maqedonisë dhe ministër të punëve të brendshme për të krijuar “masë kritike të personave me trajnim ushtarak të cilët në një moment ose situatë të rëndësishme politike do të ishin të dobishëm për të arritur qëllimet ruse”, thuhet në njërin prej dokumenteve, por nuk zbulohet nëse këto përpjekje kanë qenë të suksesshme.

Agjentët rusë nëpërmjet fondeve monetare janë përpjekur të ndikojnë mbi mediat maqedonase, por edhe mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni për të “përhapur informata dhe informata të rrejshme për mbështetje të politikave ruse” thuhet në dokumente.

Ndonëse Maqedonia është partnere e Perëndimit që nga pavarësia në vitin 1990, ndikimi rus viteve të fundit u zmadhua. Për shembull, dokumentet i theksojnë konsullatat ruse të nderit në Manastir dhe Ohër si “baza të inteligjencës”. Këto, bashkë me konsullatën e nderit në Shkup u hapën në pranverën e kaluar në të njëjtën kohë.

Rusia, gjithashtu, ia ka hedhur syrin Maqedonisë në lidhje me gazin dhe marrëdhëniet me Evropën. Kompania ruse “Strojtransgaz” ka filluar me konstruksionin  e seksioneve për gaz në vend qysh në vitin 2015. Kostoja ka kapë shumën prej 7.7 milionë dollarë, shumë e cila kryesisht është mbuluar nga Rusia nëpërmjet shlyerjes së kliring borxhit ndaj Maqedonisë me vlerë prej 60 milionë dollarë të trashëguar nga Bashkimi Sovjetik

Rusia, gjithashtu, ka bërë rritje drastike të ndikimit të saj kulturor në vend duke e mbështetur idenë për identitetin pan-sllav dhe kishën e përbashkët Ortodokse, thuhet në dokument.

Ambasada ruse e ka mbikëqyrë hapjen e rreth 30 shoqatave për miqësi maqedonase-ruse në vend, si dhe hapjen e qendrës kulturore ruse në Shkup, por edhe sponsorimin e ndërtimit të kishave dhe kryqave rusë nëpër vend, thuhet në dokumente.

Afaristi rus Sergej Samsonenko e bën shenjtërimin e kishës ruse në Aerodrom, Shkup 2014.

Me sa duket përpjekjet ruse kanë një farë efekti. Për shembull, qeveria maqedonase refuzoi t’i bashkëngjitet sanksioneve ndaj Rusisë në vitin 2014 për shkak të intervenimeve ushtarake në Ukrainë, duke thënë se kjo do të kishte ndikim mbi ekonominë.

Por në politikën maqedonase qasja ruse është thjeshtë vetëm partiake. Kremlini ishte mbështetës i hapur dhe i fuqishëm i partisë, që deri para do kohë ishte në pushtet, VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikolla Gruevski i cili, në përputhje me marrëveshjen e Përzhinos në vitin 2015, u tërhoq nga pozita e kryeministrit. Marrëveshja erdhi si përpjekje për të dalë nga kriza e rëndë në të cilën vendi ra pas skandalit me përgjimin e dhjetëra mijëra qytetarëve, si dhe aferat e korrupsionit të cilat pasuan, e që u vërtetuan me ato skandale.

Pas zgjedhjeve në dhjetor të vitit 2016 të cilat rezultuan me parlament të përgjakur, javën e kaluar, Zoran Zaev, lideri i opozitës përfundimisht e themeloi qeverinë. Periudha deri te kjo qeveri ka qenë një ndër periudhat më të pasigurta deri tani, ndërsa më 27 prill demonstrues të afërt me VMRO-DPMNE dhe huliganë e bastisën parlamentin dhe i linçuan deputetët e opozitës, e në mesin e tyre dhe Zoran Zaev.n Dokumentet të cilat u gjendën në duart e OCCRP, NOVATV dhe KRIK tregojnë se në Kuvend ka qenë i pranishëm edhe agjent i inteligjencës serbe.

Gruevski dhe funksionarë tjerë të lartë në VMRO-DPMNE aktualisht janë nën hetime nga Prokuroria publike speciale për vepra që përfshijnë rregullim të zgjedhjeve, pastrim parash, korrupsion etj. Përveç përkrahjes ruse, partia e Gruevskit para pak kohësh mori mbështetje edhe nga media të veçanta djathtiste amerikane dhe përfaqësues të kongresit të cilët publikisht pohonin se kundërshtarët e Gruevskit mbështeten nga miliarderi Xhorxh Soros, njeri i cili është njëlloj i demonizuar edhe nga Rusia edhe nga e djathtistët ekstrem të perëndimit.

Protestat “Për Maqedoni të përbashkët” ose protestat anti-soros të mbështetura dhe të organizuara nga VMRO-DPMNE të cilat u zhvilluan këtë dimër dhe pranverë dhe i sollën ngjarjet e përgjakshme në parlament më 27 prill të këtij viti.

Rusia ka kritikuar se gjatë zgjedhjeve të dhjetorit ka pasur përzierje nga SHBA-të dhe Be-ja, mbi të gjitha siç thonë ata “administrata e Obamës” dhe ka akuzuar se ata e mbështesin Zaevin dhe idenë për “Shqipëri të Madhe”, transmeton Portalb.mk.

Në një tjetër dokument me datë 7 prill që paraqet shënim për takim ndërmjet funksionarit të lartë të MPJ-së maqedonase, Nenad Kolev, dhe ambasadori ruse Oleg Shçerbak, ambasadori thekson se qëllimi i pranisë ruse këtu është të “krijojë rrip të vendeve neutrale në aspektin ushtarak ku përfshihen Maqedonia, Mali Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Shçerbak i shpreh frustrimet e tij se zyrtarët maqedonas nuk i përgjigjem me reciprocitet të njëjtë mbështetjes komplete publike nga ana ruse në lidhje me përzierjen e huaj dhe se implikon që kjo mund të ndikojë negativisht mbi lidhjet ekonomike dhe diplomatike nëse Maqedonia zyrtare nuk fillon t’i mbështesë përpjekjet të cilat i bën Kremlini.

“S’mund të jemi maqedonas më të mëdhenj se maqedonasit”, thuhet në shënimin që e ka bërë Kolev pas takimit. Tre maqedonas nëpunës në MPJ, emrat e të cilëve nuk i publikojmë në interes së sigurisë tyre e vërtetuan takimin ndërmjet Kolev dhe ambasadorit rus, si dhe faktin që funksionarë të lartë të MPJ-së kanë pasur shpesh takime me përfaqësues rusë e posaçërisht gjatë muajve të fundit. Ambasada ruse nuk iu përgjigj pyetjeve që ua dërguam. Në intervistë për “Euronews” në prill të këtij viti para ngjarjeve në parlament, Zoran Zaev, tani  kryeministër, deklaroi se frikësohet që “Rusia do të ketë hapësirë gjithnjë e më të madhe për të imponuar interesat e tyre nëse nuk ndërmerren masa nga BE-ja dhe SHBA-të dhe interesi i tyre i ulët për Maqedoninë dhe rajonin”.

Fqinji intrigant – propagandë vendore për përdorim të jashtëm

“Stoilkoviq dhe Zhivaleviq kanë takime intensive gjatë dy viteve të kaluara edhe ne Shkup edhe në Beograd ku Stoilkoviqi është takuar me njerëz të afërt me Zhivaleviqin, funksionarë të lartë serbë, agjentë të BIA-s, njerëz të nëntokës dha afaristë. Aktivitetet e tij tregojnë shenja të lidhjeve serioze dhe të thella me BIA, por edhe dyshime për kontakte me shërbimet sekrete ruse dhe qarqet politike. Ai person ka pranuar instruksione të qarta si të veprojë në Maqedoni në përputhje me interesat serbe”, kështu është përshkruar deputeti maqedonas në dokumente. Ai me Zhivaleviq e ka organizuar propagandën mediatike në valën e krizës politike.

Akuzat në transhat e dokumenteve shkojnë në atë drejtim se përzierja e shërbimeve të huaja në kufizohet vetëm në përzierjen e Rusisë. Ky koleksion dokumentesh, transkriptash dhe bisedash dhe dokumente tjera e ilustrojnë përzierjen edhe punëtorëve të shërbimit të inteligjencës serbe nga agjencia BIA të cilët i kanë mbështetur nacionalistët maqedonas. Kryetari populist serb nuk merr haptazi në publik anë në krizën maqedonase, por mediat pro-qeveritare që llogariten si mbështetës të partisë së tij fuqimisht e mbështetën Gruevskin, por edhe Rusinë. Serbia dhe Rusia kanë lidhje të thella kulturore dhe religjioze, por Serbia shpesh luan edhe me amerikanët edhe me rusët pa qenë a varur nga të parët ose të dytët.

Dokumentet tregojnë se shërbimet sekrete maqedonase më tepër se një vit i kanë vëzhguar aktivitetet e Goran Zhivaleviqit, agjent i BIA-s e njëkohësisht edhe diplomat në ambasadën e Serbisë në Shkup. Sipas tyre ai, qysh nga viti 2015, sipas instruksioneve të Beogradit, punon të ngadalësojë integrimet euroatlantike të Maqedonisë. Dokumentet zbulojnë se Zhivaleviq i ka dhënë Instruksione Ivan Stoilkoviqit , deputet pro-rus në parlamentin maqedonas dhe nacionalist serb. Ai është kryetar i Partisë së serbëve në Maqedoni dhe partner i koalicionit i VMRO-DPMNE

Ivan Stoilkoviq, në qershor të vitit të kaluar, në Rusi në selinë e partisë në pushtet ka nënshkruar marrëveshje për neutralitet ushtarak ndërmjet vendeve ballkanike. Shërbimet kanë pasur njohuri për veprimet e Zhivaleviqit qysh nga viti 2013

Zhivaleviq dhe Stoilkoviq janë takuar shpesh “gjithnjë kur është dashur të sillen vendime të rëndësishme në parlament ose para mbledhjeve të qeverisë”, thuhet në dokumente.

Ai ka qenë nën mbikëqyrje dhe për të thuhet se shpesh ka pasur takime me diplomatë rusë dhe korrespodentë të TASS=it, por hollësi nga ato takim nuk jepen. Ai është një nga deputetët, të cilët vitin e kaluar udhëtuan në Moskë për të nënshkruar Deklaratën për neutralitet të vendeve ballkanike me partinë “Rusia Unike” e Vlladimir Putin, dokument i cili në esencë e përjashton qasjen drejt NATO-s. Asokohe as Stoilkoviq as qeveria maqedonase nuk përgjigjeshin se kë e përfaqëson ai në Moskë.

Deputeti  është takuar edhe me politikanë dhe aktivistë nga vendi fqinj Mali Zi, të cilët e kanë kundërshtuar anëtarësimin e vendit në NATO. Ndër ta është edhe Marko Miliçiq, aktivist për të cilin qeveria maqedonase beson se edhe më parë ka pasur takime me diplomatë ruse të cilët kanë punuar për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse në Podgoricë.

Miliçiq për redaksitë tona i vërtetoi takimet e shënuara në dokumente, ndërmjet tij dhe Stoilkoviq dhe diplomatët rusë, por thotë se nuk ka diçka të veçantë në këtë.

“Jam takuar me diplomatë rusëm por edhe me ata amerikanë, thotë ai. Atë që po e bën shërbimi sekret maqedonas është pjesë e një propagande më të gjerë,” thotë ai. “Është e qartë se është e motivuar politikisht krejt me qëllim të konsolidimit të fuqisë politike në Maqedoni.“

Shërbimet sekrete e kanë vëzhguar Zhivaleviqin në Shkup para bastisjes së huliganëve në parlamentin e Maqedonisë më 27 prill. Ata kanë edhe fotografi të Zhivaleviqit në parlament të cilën NOVATV tanimë e ka botuar. As ai as kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk e mohuan praninë në parlament, ndërsa Vuçiq madje edhe e arsyetoi si “punë e rëndomtë e një diplomati dhe punëtor i inteligjencës”.

“Selfi” kontestues i agjentit të BIA-s në parlamentin maqedonas në ditën e bastisje

Javën e kaluar MPJ maqedonase e thirri ambasadoren serbe për ta sqaruar praninë e agjentit në parlament. Të njëjtën ditë ministri për punë të jashtme i Serbisë tha se “ai nuk i shkelur protokollet diplomatike“.

NOVATV e kontaktoi Zhivaleviqin, por ai refuzoi të bisedojë duke shtuar se ndoshta do ta bëjë atë pas disa ditësh.

Ndërsa, në bisedë me NOVATv, Stoilkoviq refuzoi të bisedojë për kontaktet e ti me BIA.

“Kur ti takohesh me dikë, unë a të pyes për të gjë? A të pyes për komunikimet tua dhe më kë shihesh të? Të kesh turp” tha ai dhe e mbylli telefonin.

Sipas dokumenteve, që të dy janë zënë duke bërë konspiracion dhe nxitur propagandë kundër opozitës në Maqedoni në mediat në fqinjësi, Serbi, ku ata raportonin në nivel shumë të madh proporcionalisht për krizën në Maqedoni. Nëpërmjet storjeve të tyre, shpesh ka kurrfarë burimesh dhe faktesh, kryenin propagandë anti-perëndimore duke pohuar se Perëndimi dëshiron të shkatërrojë Maqedoninë dhe të krijojë Shqipërinë e Madhe duke dhënë mbështetje të drejtpërdrejt për Gruevskin dhe VMRO=DPMNE. Shpesh kanë pohuar që nëse Zaev e merr mandatin për qeveri në Maqedoni do të ketë luftë.

Në vargun e bisedave me Zhivaleviq dhe Stoilkoviq në fillim të marsit, shërbimet i përshkruajnë si njerëz të cilët duhet të realizojnë propagandë subversive mediatike me qëllim të destabilizimit të Maqedonisë. Më 3mars Zhivaleviq dhe Stoilkoviq bëjnë marrëveshje për takim ndërmjet Gruevskit dhe gazetarit serb Mirosllav  Llazanski, gazetar me orientim pro-Vuçiq dhe pro-rus dhe i cili prej vitit 2016 është deputet në parlamentin serb në shumicën qeverisëse. Transkriptet tregojnë se Zhivaleviq është ai që i bën brifing Llazanskit për atë se çfarë kolumne të shkruajë për Maqedoninë.

Kolumna e përmendur është publikuar në gazetën serbe “Politik” më 5mars dhe në të ai i përfaqëson qëndrimet e hapura të VMRO-DPMNE se nevojiten zgjedhje të reja, e jo mandat për Zaevin. Po atë natë, më 5 mars, deputeti dhe anëtari shërbimit të inteligjencës sërish bisedojnë dhe gëzohen për suksesin e kolumnës.

“Bisedova me Llazanskin… Thotë se kolumna i ka rrëzuar të gjitha rekordet e lexueshmërisë. Është tejet i lumtur”, i thotë Stoilkoviqi Zhivaleviqit.

Dokument i veçantë i shërbimeve maqedonase përmban listë e prej më tepër se 50 artikujve të botuar nga Llazanski, gjatë dy muajve të fundit në formë të komenteve, artikujve, intervistave ose kolumnave – të gjitha për Maqedoninë dhe në të gjitha ai e demonizon opozitën, Be-në, SHBA-të dhe NATO ndërsa e lavdëron VMRO-DPMNE si dhe fuqinë ushtarake ruse, por edhe tërheq vëmendjen për shkatërrim të Maqedonisë nëse opozita e merr mandatin. Pothuaj të gjitha tekstet janë botuar edhe në portalin kontrovers “Informer”, ndërsa në Maqedoni janë botuar gjithashtu në portalin anonim dhe kontrovers “Infomaks”, por edhe në gazetat ditore “Veçer”, portalet “Kurir”, “Netpress”, televizioni “Nova” dhe media tjera që janë pjesë e propagandës së VMRO-DPMNE.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Llazanski ka mohuar sa ka punuar për shërbime.

„Në Maqedoni nuk isha si deputet, por si gazetar“, thotë ai. “Shprehitë e mia janë të tilla që kur të shkoj në shtete tjera, lajmërohem në ambasadën tonë, ndërsa zotëri Zhivaleviq punon atje si përfaqësues i akredituar i BIA-s”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button