Zaev dhe Gruevski urojnë “Vardarin”, Zaev dominon me “Like” në facebook

Menjëherë pas fitorës së Vardarit, kanë pasuar urime nga kryeministri i vendit Zoran Zaev dhe shefi i opozitës Nikolla Gruevski. Zaev në fejsbukun e tij ka shkruar: Një faleminderim i vecantë për henbollistët e Vardarit për këtë sukses të madh. Bravo djema, Maqedonia mburret me ju. Keni shkruar histori në henboll dhe në sportin e Maqedonisë në përgjithësi. Henbolli i Maqedonisë përsëri në kulmin e Evropës.”, ka shkruar kryeministri Zaev. Ndërkaq Nikolla Gruevski gjithashtu uron skuadrën e Vardarit, duke thënë: “Ju lumtë djema. Vardari i Maqedonisë Kampion Evrope.”

Por ajo që bie në sy është se Zaev ka dominuar facebook-un duke marrë 4.6 k pëlqime deri në orën 22:30, për dallim nga oponenti i tij i cili ka marrë 4.1 k pëlqime, shkruan TV 21, njofton Portalb.mk.

Vardari shënoi histori duke u bërë kampion Evrope në hendboll. Skuadra e Vardarit triumfoi me një epërsi të vetëm një goli që bëri diferencën edhe atë 23 me 24 kundër PSG, duke fituar kështu Ligën e Kampionëve në hendboll.

Gruevski

zaev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button