QBB LOJA organizon konferencë rajonale: ‘Edukimi për Paqe në nivel universitar’

Qendra për Bashkëpunim Ballkanik LOJA në bashkëpunim me organizatën gjermane K.Wustrow organizon konferencë rajonale për Edukimin për paqe në nivel universitar, e cila do të mbahet më 29 dhe 30 prill , në  qytetin e Ohrit. Bashkë-organizator të saj janë Qendra Maqedonase për Arsimim Qytetar që implementon projektin e USAID-it për integrim ndëretnik në arsim dhe Forumi ZFD ,organizatë  që implemeton programe të shërbimit civil paqësor gjerman.
Konferencë në fjalë është pjesë e projektit “Ankorimi i punës multietnike të të rinjve në programin mësimor universitar për mësues të ardhshëm “, projekt ky gjithashtu i Shërbimit Civil Paqësor Gjerman i implementuar nga Qendra LOJA që nga viti 2008. 
Konferenca ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe metodologjive rreth edukimit për paqe në nivel universitar në rajonin e Ballkanit dhe synon krijimin e një platforme bashkëpunimi në mes protagonistëve të kësaj fushe në rajon. 
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi shkëmbimi të përvojave me Jennifer Batton , eksperte nga SHBA-të që ka punuar dhe vazhdon të punoj në zhvillimin e programeve studimore të paqes dhe konflikteve  për kolegjet dhe universitetet në SHBA. Ajo gjithashtu  është autore i librit “Peacebuilding in Community Colleges, a Teaching Resource”. Për më tepër, konferenca do të sjellë së bashku aktorë të rëndësishme nga OJQ-të, universitetet dhe institucione të tjera në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Gjermani dhe Francë.
Përveç prezantimeve  rreth edukimit për paqe  dhe statusit të tij në vendet e pjesëmarrësve, në konferencë do të flitet dhe  punohet  edhe në temat që vijojnë: përfitimet e shoqërisë nga përfshirja  edukimit për paqe në nivelin universitar dhe pengesat në implementimin e tij, marrëdhëniet e punës në mes  universiteteve, organizatave joqeveritare dhe institucioneve arsimore dhe rëndësia e integrimit ndëretnik në arsim . 
Nga ana e organizatorëve na u tha se e ky është hapi i parë për të sjell së bashku  protagonistët që punojnë në ndërtimin e paqes në Ballkan , dhe kjo do të  jetë mundësi për të hap rrugën për bashkëpunim dhe punë të përbashkët  në të ardhmen në sferën e lartpërmendur. 

Lajme të ngjashme

Back to top button