Anëtarët e PDSH-së fyejnë Ziadin Selën

Pasi që sot Ziadin Sela ka kërkuar që lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi të jep llogari për humbjen e kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe të dorëhiqet, kanë reaguar anëtarët e kësaj partie me fjalë fyese dhe ofenduese për Selën.

Redaksia e Portalb nuk do ti publikojë këto komente të stërmbushura me gjuhë urrejtje që janë lëshuar në adresë tonë drejtuar Ziadin Selës në formë të deklaratës zyrtare nga selia e PDSH-së që mban emrin e Imer Aliut.

Edhe Orhan Ibrahimi me po të njëjtin stil  në profilin e tij në Facebook ka derdhur fjalë vreri ndaj ish kolegut të tij partiak, Ziadin Sela. Si dhe Bekim Fazliu i është drejtuar me fjalën tradhtar.

Listat e kandidatëve për deputetë në njësinë e pestë zgjedhore, ishin mollë sherri për përplasjet e drejtpërdrejta mes Selës dhe Thaçit, pas çka ky i fundit vendosi të largojë nga partia Selën dhe kryetarin e degës Lavdrim Elmazin.

Thaçi madje të dielën, pasi humbi zgjedhjet, një pjesë ta fajit ia hodhi edhe Selës. Për shkak të vendimit të degës së Strugës për të pezulluar aktivitetet deri në përfundimin e zgjedhjeve, PDSH-ja në njësinë e pestë zgjedhore, për herë të parë mbeti pa deputet.

Lajme të ngjashme

Back to top button