Vardari kampion i Evropës në hendboll

Kampioni i Maqedonisë në hendboll, skuadra e Vardarit është kampion i ri evropian, pasi që një dramë të vërtet në “Llanksas Arena” e mundi ekipin e favorizuar të PSZH-s me rezultat 23:24 (12:11) dhe për herë të parë u shpall kampion i kontinentit të vjetër.

Drama e vërtet u zhvillua krejt në sekondat e fundit, kur Dibirov e kthey Vardarin në epërsi. Por me pas pasoi edhe goli i Borozan për epërsi me dy gola në minutën e 55-të. Remili zvogëloi epërsinë në një gol diferencë, ndërsa kishin mbetur vetëm edhe dy minuta lojë deri në fund. Më pas rezultati u barazua kur për PSZH-n shënoi Narcis, ndërsa Vardari shënoi për fitore në sulmin e fundit me anë të Çupiqit për 23:24 që i solli edhe titullin e kampionit evropian.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer për Vardarin Shtrebik që mbrojti shumë raste të francezëve, Debirov shënoi 6 gola, ndërsa te PSZH më i miri ishte Nikolla Karabatiq me 5 gola. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button