ISIS feston sulmin e mbrëmshëm në Londër!!

Militantët e ISIS-it kanë festuar sulmin e mbrëmshëm në urën e Londrës ku mbetën shtatë njerëz të vrarë e më shumë se 48 të plagosur.

Luftëtarët kanë kujtuar edhe sulmin e Mançesterit dhe janë zotuar se do të kryejnë edhe sulme të tjera, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse ISIS nuk ka marrë përgjegjësinë për aktin terrorist, luftëtarët kanë bërë thirrje për sulme me automjete dhe thika nëpër vende perëndimore gjatë muajit të Ramazanit.

Mbrëmë tre xhihadistë me makinë përplasën kalimtarë dhe më pas therën persona të rastësishëm. Ndërsa policia qëlloi për vdekje të tre që kishin të veshur jelekë të rremë vetëvrasës./Arbresh.info

isis

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button