Mediat Gjermane: Gruevski silllet si Erdogani i Ballkanit

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemajne Cajtung”, shkruan se Kryeminsitri Nikolla Gruevski i shoqëruar nga një opozitë pa ide, sillet sikur të jetë Erdogani i Ballkanit.

“Ai dhe partia e tij VMRO-DPMNE e kanë ngulfatur ndarrjen e pushtetit, kontrollojnë në mënyrë direket ose indirekte të gjitha mediumet nën presionin e tatimeve”, shkruan gazeta Gjermane.

Me tej në artikullin e “Frankfurter Allgemajne Cajtung”, shkruan: “ Duke u falim nderuar këtyre metodave, partia VMRO-DPMNE të dielën i fitoji 42 për qind të votave dhe është bërë fuqia më e madhe politike. Megjithatë, ish ministri i punëve të jashtme, Antonio Milloshovski, kishte të drejtë kur tha se opozita me akuzat kishte për qëllim që të largojë vëmendjen nga pa aftësia e saj. Fakt është se kur opozita ishte në pushtet nuk ka bërë asgjë më shumë se sa qeverisja aktuale”.

“Por kishte edhe  një kohë kur Maqedonia ishte nxënës për të marrë shembull. Në prill të vitit 2001 Maqedonia ishte vendi i parë në regjion që nënshkroi marrëveshjen për stabilizim dhe asocim me Be-në. Nga viti 2005 Maqedonia edhe zyrtarisht është vend kandidat për në BE, ndërsa tani ky vend gjithnjë e më shumë largohet nga integrimi në BE”, shkruan gazeta gjermane.

Më tej gazeta gjermane shkruan se kjo strategji bëri që roli udhëheqë i Maqedonisë në proceset integruese të bie.

“Fasadat janë demokratike, por pas saj punohet në mënyrë autokratike. Maqedonia është një para shenjë se çfarë i kërcënohet Ballkanit perëndimorë, nëse ngadalësohet perspektiva e zgjerimit. Megjithatë vendi nuk është para konfliktit ndëretnik si ën vitin 2001”, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Algemanje Cajtung.

Lajme të ngjashme

Back to top button