20 mijë vota humben në Aerodrom, KSHZ thotë se është gabim teknik

Në njësinë zgjedhore numër një, hiq më pak se 20 mijë vota nuk janë të numëruara apo janë zhdukur, shkruan Libertas. Nëse i shikojmë rrezultatet që i kishte publikuar KSHZ, dalja në këtë zonë është 63% që do të thotë kanë dalur mbi 214 mijë qytetarë për të votuar. 

Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme është 187.606
Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme është  6.558

Nëse i mbledhim këto dy shuma atëher rrezultati është 194 164 vota me çka për 20 mijë vota më pak se sa numri i qytetarëve që kanë dalur për të votuar. 

Në këtë zonë sipas KQZ-së VMRO ka qenë fituese me 73 mijë vota, LSDM me 58 mijë, BDI me 23 mijë, PDSH me 11 mijë. Se cila parti është dëmtuar për 20 mijë vota ende askush nuk e di, por se janë zhdukur 20 mijë vota shihet shumë qartë sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së.

Ndaj shkrimit të Libertas ka reaguar Komisioni Shtetëror Zgjedhor duke deklaruar se gjatë numërimit është bërë një gabim teknik për zonën ku bën pjesë komuna e Aerodromit dhe kanë përmirësuar numrat të cilat i kishin publikuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button