Rri urtë o brenga ime

Rri urtë o brenga ime dhe falmë qetësinë,
Ti mbrëmjen e kërkoje, ja tek po zbret tani,
Pëlhurën mbi qytet të mugëtit po e shtrin,
Disave u sjell paqe, të tjerëve mërzi.

Kur turma e ndyrë e njerzve, që veç dëfrime dinë,
Të fshikur nga kamxhiku i epshit në gosti,
Të poshtër zhgryhen krejt ndërsa pendime u vinë,
O Brengë, nëma dorën, me mua eja e rri.

Larg tyre. Shih si kërrusen gjith’vjetët e harruar
Lart nga ballkoni i qiellit me petka të vjetruar,
Si ngrihet mall’ i hidhur nga ujrat buzëgaz;
Nën urë diell i mekur si bje kur vjen ndajnata.

Dhe, si qefin ne Lindje, nga hijet ndjekur pas,
Dëgjo, dëgjo, e dashur, si ecë e ëmbël nata.

Poezi nga Chales Bukowski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button