Nis loja e rivaleve, një modele e re e “Victoria’s Secret” sfidon hapur Gigi Hadid

Nëse doni të dini se cila është prurja më e re e pasarelave të 2017-ës, shikoni Grace Elizabeth. 19-vjeҫarja është fytyra më e re e Victoria’s Secret dhe është pëlqyer sapo u pa të ecte në pasarelën e Victoria’s Secret Fashion Show, shkruan Class.

Po ashtu, Grace ishte e pranishme për herë të parë edhe në koleksionin e pranverës Spring ’17, Carolina Herrera, bashkë me supermodelen Lily Aldridge.

Dhe më shumë se kaq, CV e 19-vjeҫares përfshin edhe pasarela si Moschino, Erdem, Jeremy Scott, Tory Burch, dhe shumë të tjera. Edhe pse ka vetëm pak kohë që është bërë pjesë e sfilatave të modës, Grace është konsideruar si një prej modeleve më sfiduese të Gigi Hadid, sepse ngjan me tiparet e supermodeles së njohur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button