Maqedoni, greva e punonjësve të hekurudhës fillon nesër

Punonjësit e hekurudhës nesër fillojnë grevën e paralajmëruar për shkak të mos-përmbushjes së premtimeve nga ushtruesi i detyrës drejtor, Igor Korunovski. Ata kanë realizuar edhe një takim me ministrin e ri të Transportit dhe lidhjeve Goran Sugarevski të cilin e kanë ftuar t’i vizitojë edhe gjatë grevës së të hënës.

Makinistët kërkojnë rritjen dhe barazimin e koeficientit të të gjithë makinistëve, përqindjet e shtesës së pagës, për punë gjatë natës dhe punë në fundjavë dhe gjatë festave, të cilat u janë marrë dhjetë vjet më parë. Ata kërkojnë dhe respektimin e afateve për pagesën e rrogave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button