Bekim Fazliu ironizon me BDI-në

Pas Ermira Mehmetit e cila është tallur me PDSH-në, edhe deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu në zonën 1, gjithashtu ka shkruar dhe ironizuar me BDI.

“Në këtë betejë puthadorët, udbashët, kriminelët dhe tradhtarët u bënë të gjithë bashkë kundër nesh, sepse duan të rrënojnë gjithçka që secili vetë nuk mund të arrijë. Të gjithë bashkë ata përsëri dështuan! Ne përsëri duhet të qëndrojmë fort! Sa do që të mundohen ata prap nuk do tja arrijnë qëllimit të tyre të errët. Flakadani i lirisë vazhdon të rrij ndezur fort në 70 mij zemra të celikta dhe të pamposhtura.  Nuk jemi pak! Jemi 70 mij luana “ushtarë” për liri! Te tjerët sado në numër të jenë, ne as që ë vërejmë, sepse luanat nuk ë bëjnë hesap lepuroshat!”, ka shkruar Bekim Fazliu në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button