Dasma që mblodhi VIP-at shqiptarë, kush është çifti dhe detajet e ceremonisë

Kjo fundjavë ka mbledhur këtë fundjavë në kryeqytet shumë prej emrave të njohur të politikës dhe showbiz-it shqiptar. Dasma që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve ishte ajo e Fabiola Lulit dhe Redi Lleshit, dy emra të njohur në administratën e Ministrisë së Integrimit, të cilët kanë kurorëzuar dashurinë e tyre disavjeçare. Me këtë rast, në ceremoninë e organizuar nuk mund të mungonte titullarja e këtij institucioni, Klajda Gjosha, shkruan Class.

Çifti kishin mbledhur familjarë dhe miq të ngushtë, mes të cilëve edhe emra të njohur të artit dhe politikës. Ministrja Gjosha, e shoqëruar nga e motra, pasi la angazhimet politike të fushatës, ka qenë e pranishme gjatë orëve të mbrëmjes në festën e Fabiolës dhe Redit.

Atmosferës festive i janë bashkuar edhe emra të tjerë të njohur si Roza Lati, e cila ka ndarë edhe në rrjetet sociale disa foto nga dasma, Stresi po ashtu ishte i pranishëm, i shoqëruar nga miq të tjerë të çiftit etj.

Manjola Nallbani, Samanta Karavella, Gjeto Luca, ishin disa prej të ftuarve të çiftit që performuan live përgjatë festës.

Një pjesë të kësaj ceremonie të organizuar në një prej ambienteve më të njohura në Tiranë, të pranishmit e kanë ndarë edhe në rrjetet sociale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button