Transparency International padi ndaj VMRO dhe BDI për keqpërdorime në fushatë

Transparency International-Maqedoni, do të ngrejë padi penale ndaj VMRO-DPMNE-së, për pagesë të fushatës me para në dorë dhe ndaj BDI-së, për keqpërdorimin e komunave për fushatën elektorale të saj.

TI-Maqedoni, konstaton se të dy partitë kanë bërë shkelje të ligjit duke keqpërdorur, pozitën zyrtare të të punësuarve në ndërmarrjet komunale, duke shfrytëzuar mjete nga komunat për zhvillimin e kampanjës zgjedhore.

TI-Maqedoni, ka shqyrtuar me kujdes, publikimin e masazheve te Artan Grupit nga PDSH, sipas te cilëve ai u kërkon komunave që të bëjnë pagesë për qëllime të fushatës elektorale të BDI-së.

Transparency International-Maqedoni (TI-M), ka ndërmarrë disa aktivitete monitoruese ët zgjedhjeve në Maqedoni. Kjo organizatë në disa raste ka vërejtur disa parregullsi. 

Veprimet e thyerjes së ligjit manifestohen me pagesën e harxhimeve për fushatën elektorale. Me këtë konstaton TI është thyer neni 71 alineja 9 e ligjit zgjedhor.

TI, konstaton se ka pasur edhe parregullsi tjera, si keqpërdorimi i pozitës zyrtare, përdorimi I mjeteve ët palejueshme për fushatë elektorale, pagesa në kundërshtim me rregullat për financimin e fushatës.

Sipas TI, ka pasur rrëfime gjatë fushatës elektorale për shfrytëzimin nga të punësuarit në ndërmarrjet publike, të mjeteve si vetura të ambulancave dhe mjete nga buxhetet komunale.

“Nëse janë të vërteta,  atëherë këto veprime përbëjnë thyerje klasike të ligjit zgjedhorë nga ana personave përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë dhe drejtuesve të ndërmarrjeve publike komunale.

TI-Maqedoni për rastet e këtilla do ti lajmëroi organet përkatëse shtetërore dhe do ët kërkojë marrjen e masave në kuadër të kompetencave të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button