Nuhiu: “Do të bëjmë maksimumin për ta fituar ndeshjen”

Sot me fillim në orë 17:00 do të luhet ndeshja e parë e balotazhit, ku skuadra e Shkupit do të kërkojë të mbetet edhe një sezon në elitën e më të mirëve, ndërsa nga ana tjetër skuadra e Novacit kërkon që nga Liga e Dytë të kalojë në rang më të lartë.

Shkupi është përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, pasi që trajneri Ardian Nuhiu kishte pushuar pothuajse të gjithë futbollistët në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt ndaj Makedonija Gj.P. dhe tani futbollistët do të jenë shumë të freskët për përballjen e parë që luhet në qytetin e Shtipit.

Trajneri i “Pëllumbave” nga Çairi, Ardian Nuhiu ka folur shkurt para ndeshjes së sotme, duke thënë se që në ndeshjen e parë do të kërkojë të merr fitore dhe sa më herët të sigurojë punën e mbijetesës.

“Sigurisht se asnjëherë nuk e kam nënvlerësuar asnjë skuadër, edhe në këtë rast Novacin që vjen si e treta nga Liga e Dytë në këto dy ndeshje të balotazhit. Dua të them se futbollistët e mi do të japin më të mirën nga vetja e tyre dhe kam besim të madh në ta për ta mbaruar çështjen që në ndeshjen e parë. Do të bëjmë maksimumin për ta fituar ndeshjen”, ka thënë trajneri Ardian Nuhiu. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button