Mesazhi i Nishanit: Bashkimi Evropian të mbajë lartë në agjendë Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani mori pjesë në takimin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijonit, me ftesë dhe nën kujdesin e Presidentit slloven Barut Pahor e të Presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Në këtë takim, krahas Presidentëve të Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe bashkëkryetarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, ishte i pranishëm si i Ftuar Nderi Presidenti Federal i Republikës së Gjermanisë, Frank-Walter Steimeier.

Liderët e Procesit të Brdo-Brijunit me konsensus të plotë miratuan konkluzionet e Samitit, ku thelbi qëndron në nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal dhe shmangien e retorikave nacionaliste dhe imflamatore. Gjithashtu, kërkohet nga Bashkimi Evropian dhe Vendet Anëtare që të vlerësojnë kuadrin aktual të aderimit në Bashkimin Evropian dhe japin një perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE.

Në fjalën e tij, Nishani duke u ndalur të zhvillimet më të fundit jo vetëm në rajon por edhe në arkitekturën politikbërëse evropiane dhe ndërkombëtare, tha se “duhet të vlerësojmë me realizëm çfarë rreziqesh kanosen, çfarë gjendet në vullnetin dhe fuqinë tonë për të vepruar dhe çfarë ndihme kërkojmë”.

Sa i përket Shqipërisë, tha Nishani, kemi vullnetin dhe vendosmërinë e palëkundur të ecim në trajektoren evropiane dhe euroatlantike. “Ndërkohë që marrëdhënia jonë me NATO-n është mesë e konsoliduar, marrëdhënia jonë me Bashkimin Europian është në proces. Dhe në këtë proces besoj se janë dy, elementët thelbësorë që na lidhin: sentimenti dhe kontrata”.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojë lart në agjendën e BE-së, veçanërisht sa i përket angazhimit politik, ekonomik dhe social.

“Shqipëria dëshiron të bashkëjetojë e të njohë një rajon në paqe, që zhvillohet e integrohet brenda familjes evropiane dhe euroatlantike por dhe brenda vetes. Ne i mbështesim të gjitha përpjekjet për të shkuar në këtë drejtim. Ne gjendemi në një rajon që nuk është ende gati të përballet me të shkuarën e tij, por është plotësisht në gjendje të përballet me të tashmen dhe të vendosë për të ardhmen e tij. Kam bindjen e thellë se aspirata e përbashkët për zgjerimin e kufirit të BE-së dhe NATO-s brenda Ballkanit Perëndimor përbën motorin e zhvillimit, të paqes, sigurisë dhe stabilitetit për ne, për të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët”, përfundoi Nishani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button