Elvana shet të gjitha aksionet dhe “ndahet” përfundimisht, ja çfarë bëri Flori

Pas largimit të Elvanës drejt SHBA-ve, u mësua se këngëtarja kishte filluar edhe ndarjen e bizneseve që kishte bashkë me Flori Mumajesin, bashkëpunëtorin e saj prej shumë vitesh. Emri i Florit u lakua shumë jo vetëm për menazhimin e Elvanës si këngëtare, por edhe si menaxher i bizneseve të saj.

Edhe pse është përpjekur ta ruajë me fanatizëm jetën private, emri i Elvanës është bërë publik edhe si sipërmarrëse. Të dy bashkë ata menaxhaun për shumë vitie një biznes “Proper Pizza”, dokumentet e të cilit kaluan në emër të Florit pas largimit të Elvanës në Amerikë.

Në një shkrim të fundit të Panorama Plus, mësohet se Elvana i ka shitur të gjithë aksionet që ka pasur me Florin. Që nga viti 2014, kur biznesi është regjistruar, Flori ishte aksioneri kryesor me 51%, Elvana me 35% dhe një mik i tyre (vëllai i këngëtares së ndjerë, Emmy), 14%. Rreth një vit më parë, kur u mësua nga publiku ndarja e Elvanës me Florin, të gjithë po prisnin që ndarjes së tyre artistike dhe shpirtërore t’i bashkëngjitej edhe ndarja e biznesit.

Nga ana tjetër, lajmet se Elvana tashmë ka vendosur një karrierë ndërkombëtare u vërtetuan shpejt dhe për këtë arsye ajo vendosi ta shesë biznesin e saj “Altar”, me fustane alta moda, ndërsa aksionet e “Proper Pizza”-s kërkonte t’i shiste më shtrenjtë. Siҫ mëson Panorama nga miq të afërt me këngëtaren, Flori, si aksioneri më i madh dhe me të drejtën për të qenë blerësi i parë, nuk e pranonte atë shifër dhe kjo mosdakordësi zgjati për disa muaj.

Sipas dokumentit të rifreskuar në QKR, më në fund Elvana dhe Flori kanë rënë dakord dhe ajo ia ka shitur 35% të aksioneve atij, duke e fuqizuar Florin me 86% të aksioneve të “Proper Pizza”- s. Duke bërë këtë, tashmë Elvanën dhe Florin nuk i lidh më asgjë në biznes.

Flori, kompozitor dhe ndërtues

Me sa duket, fuqia që mori Flori me aksione dhe rritja e të ardhurave e kanë bërë që ta zgjerojë akoma më shumë këtë biznes “franchising”. Sipas dokumenteve në QKR, ai ka hapur edhe një tjetër licencë. Rreth tre muaj më parë është hapur “Proper Pizza Production”, e cila do të merret me blerjen e lëndëve të para, magazinimin, përpunimin etj., për të bërë produkte për aktivitetin e tij të picave. Edhe këtu Flori ka 85% të aksioneve dhe 15% ortaku i tij. Javët e fundit kanë qenë shumë intensive në marrjen e vendimeve të rëndësishme në biznes nga ana e Florit. Krahas fuqizimit të biznesit, Flori ka hapur edhe një shoqëri tregtare me emrin “M.I.A”, ku Flori Mumajesi është aksioner i vetëm, aktiviteti is ë cilës u përket veprimtarive në fushën e muzikës si: prodhim këngësh, menaxhim artistësh, të drejta autori etj.

Ndërkohë, nga fundi i prillit të këtij viti, në QKR është regjistruar edhe një aktivitet i ri po në emër të Flori, i cili i përket fushës së ndërtimit. “M.I.A Construction” dhe “M.I.A Holding” Në këtë aktivitet parashikohen shumë punë të mëdha si: ndërtim rrugësh, hekurudhash, urash e tunelesh, prodhim betoni, ndërtime ujësjellësi etj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button