REAL MADRID kampion, “pushton” sërish Evropën (VIDEO)

Real Madrid është sërish kampion i Evropës. Skuadra mbretërore ka mposhtur 4:1 Juventusin në finalen e Cardiffit, për ta mbrojtur titullin e fituar një vit më parë.

‘Los Blancos’ bëhen skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që fitojnë dy vite radhazi trofeun.

Ky është titulli i 12-të i Ligës së Kampionëve për Real Madridit, dhe i treti në katër vitet e fundit.

Në minutat e parë të ndeshjes, ishte Juventusi që provoi dy herë brenda pak minutave, me anë të Higuain dhe Pjanic, por portieri Navas ishte në krye të detyrës.

Një kundërsulm i nisur shpejtë nga Modric, solli golin e epërsisë për Realin, kur topin në rrjetë e dërgoi Cristiano Ronaldo, për t’u bërë lojtari i parë që shënon në tre finale të Ligës së Kampionëve.

I menjëhershëm ishte reagimi i Juventusit, që në minutën e 27-të barazoi në 1:1, kur Mario Mandzukic shënoi ndoshta golin e sezonit në këtë garë.

Me rezultat të barabartë 1:1, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.

Real Madrid e nisi mirë pjesën e dytë, duke arritur të kontrolloi Juventusin, e në minutën e 61-të rikthej epërsinë kur Casemiro lëshoi një “bombë” për ta mposhtur Giggi Buffonin.

Më keq për Juventusin u bën gjërat tre minuta më vonë, kur Ronaldo shënoi për 1:3.

Për ta vulosur fitoren e Realit, u përkujdes Asensio, që shënoi për 4:1 në minutën e 91.

Real Madrid janë kampion të Evropës për vitin 2017./Lajmi.net/


Cristiano Ronaldo GOAL Juventus 1 – 3 Real… by enteritament


Casemiro GOAL HD – Juventus 1-2 Real Madrid… by soccerhub3651


Mario Mandzukic Goal HD – Juventus 1-1 Real… by arcturusmedia33


ydfhbdfhysfdhdf by footballgoalshow

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button