Lamtumira e Ramazanit

Ramazani tha: Dua ta përfundoj bisedën time me disa fjalë të përgjithshme rreth vuajtjeve të mia, këshillave dhe mendimeve që më preokupojnë dhe varet prej teje se a do t’i përcjellësh në popull apo jo.

Të gjithë popujt pësojnë ndryshime të shumta: Fillim e mbarim, fuqi e dobësi, famë e nënshtrim edhe atë nën ndikimin e faktorëve natyrorë.

Populli mund ta arrijë kulmin e famës, autoritetin dhe qytetërimin që i përmirëson rregullat e shoqërive dhe siguron lumturinë e tij, mirëpo do të përparojë me sukses të plotë derisa të mos depërtojë në të pasiviteti, ta kaplojë fshehtësia e ta dehë vrapimi pas epsheve dhe kështu fillon të shkatërrohet dhe përjeton vdekjen një kohë të gjatë pas shijimit të jetës së lumtur.

Populli mund të jetë i lodhur dhe i dobësuar nga katastrofat që e dërmojnë jetën mirëpo pas një kohe do t’i çelë sytë në dritë, do ta braktisë fshehtësinë, do të ngrihet sikur luani që lëshohet nga kafazi në liri dhe pas një përpjekje disa vjeçare do ta eliminojë dekadencën shumëshekullore, do të fitojë autoritet në mesin e popujve të gjallë dhe do të udhëheqë për t’i realizuar të drejtat, drejtësinë dhe paqen në mesin e popujve të terrorizuar.

Në të dy rastet, duhet të ketë vëmendje të plotë dhe të veprojë me urtësi. Në rastin e fuqisë, duhet të merr shembull prej paraardhësve të famshëm që i shkatërroi koha dhe t’i hulumtojë shkaqet e fuqisë dhe dekadencës së tyre.

Në rastin e dobësisë, duhet t’i hulumtojë shkaqet që i përparuan popujt e mëparshëm dhe t’i aplikojë. Nuk dua ta teproj me shembuj rreth autenticitetit të kësaj teorie sepse në historinë e popullit tënd mysliman kaluan periudha të ndryshme që të bindin plotësisht në të. Cili i mençur mohon se faktori më i rëndësishëm që lartësoi famën e myslimanëve të hershëm ishte frika e tyre nga Zoti i Madhëruar, braktisja e kënaqësive afat shkurte të kësaj bote dhe përqendrimi i përbashkët në lartësimin e faljes së Zotit dhe flamurit të Islamit? Kur më vonë e humbën namazin, kur u dhanë pas epsheve dhe u përçanë pas bashkimit që ishte begati e Zotit xh.sh., Zoti i sprovoi me poshtërim, prej të cilit vuajnë edhe sot. Ju tash largoheni nga poshtërimi dhe dëshironi të përparoni dhe nuk mohoj se shpirti i zgjuarjes është riaktivizuar në brendësinë tuaj, mirëpo më pikëllon fakti se nuk shoh si çelësi në rregullimin e çështjeve tuaja por brredhni të hutuar nëpër rrugët e erëmirës me mendime të ndryshme, pra, si do të keni sukses në rilindjen tuaj me këtë gjendje të mjeruar? Dëshironi ta riktheni famën e etërve tuaj dhe mburrjen e tyre, mirëpo ku jeni ju e ki ishin ata? “Dallimi mes jush është shumë i madh”. Ata e vendosën pëlqimin e Zotit xh.sh. mbi dëshirat e tyre dhe adhurimin e Tij mbi epshet e tyre. Ata e kuptuan Islamin si ligj të plotë e të pandarë dhe respektuan çdo imtësi të tij me vullnet të plotë. Ata largoheshin nga mëkatet ashtu siç largoheni ju sot nga epidemitë e sëmurjeve. Transmetohet se gjatë një beteje të vështirë filluan të rikujtojnë ndonjë mëkat eventual që iu vështirësonte fitoren dhe u ra ndërmend se nuk e kishin aplikuar sunnetin e misvakit dhe kështu i pastruan dhëmbët me misvak, derisa armiku mendoi se i mprehin dhëmbët për t’i përbirë të gjallë dhe kështu ai (armiku) humbi.

Ata e konsideronin jetën vegël për përfitimin e gradave të larta në botën tjetër dhe ,e dëshirë të flaktë pritnin flijimin e jetës, si dhe e lutnin Zotin, ditë dhe natë, që të mos i kthejë në vendlindje, as te familja e as ke fëmijët e tyre.

Ata e rregulluan shoqërinë nga frika prej Zotit xh.sh. kurse udhëheqësi interesohej për popullin e vet më shumë se nëna për fëmijën e saj; nuk pritonte ta udhëheq botën kah e vërteta pa i marrë parasysh pasojat negative kurse i pasuri e shpërndante pasurinë e vetë me plot dëshirë edhe atë vetëm për hirë të Zotit xh.sh. Tregtari ishte i sinqertë e besnik në shitblerje kurse femra kishte zemër të pastër e të sinqertë dhe i zbatonte rregullat e Zotit të Madhëruar.

Etërit tuaj ishin ata të cilët fituan kundër një mijë idhujtarëve edhe pse ishin vetëm 300 veta; ata ishin heronjtë e Kadasijes, Jermukut, Hittinit dhe luftërave tjera historike, kurse udhëheqësit tuaj të sotëm janë tiranë, dijetarët flenë, të pasurit janë strofulluar, rinia është çorientuar, tregtarët janë bërë gënjeshtar e mashtrues,kurse gratë stolisen dhe largohen nga udhëzimi i Zotit xh.sh. Ju sot jeni zhytur në mendjemadhësi, në epshe e në gjumë aq shumë saqë u janë erësuar mendjet, zemrat dhe sytë sepse për qëllim kryesor keni botën, luksin, pasurinë dhe pozitën e rrejshme dhe luftoni për to.

Nuk është çudi që bota u përkulej etërve tuaj kurse ju i përkuleni botës

Nuk është për t’u habitur se Zoti xh.sh. atyre ua jepte atë që e dëshironin kurse juve ua merr dhe jetoni nën dirigjimin e epsheve.

Nuk është çudi se fjala e tyre mbizotëronte në botë kurse juve ju udhëzojnë njerëz të çoroditur.

“Ai është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetës hidhërim të madh nga All-llahu?” (Ali Imran: 162)

“A është më i udhëzuar ai që ecën i përmbysur me fytyrë për tokë, apo ai që ecën i bindur rrugës së drejtë?” (El-Mulk, 22)

“A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, ashtu edhe ata që janë mëkatar?” (Sad 28)

Kjo është dallimi mes jush dhe etërve tuaj dhe ky është shkaku kryesor i disfatës suaj.

Pasi që sot vendosa të shkoj, të lutem përcjelli këto fjalë vijuese në mesin e vëllezërve mysliman:

O mysliman!

Si pranon populli që ka fe, mendje e inteligjencë të nënshtrohet popujve që kanë karakter të dobët, zemër mizore, moral të shëmtuar, tradita dhe shije të palakmueshme, si dhe i shoqërojnë Zotit xh.sh shok dhe e refuzojnë fenë e tij?

O mysliman!

Nëse armiqtë tuaj idhujtar dominojnë në botë, atëherë a nuk është më mirë që ju të dominoni me besim në Të? Nëse ata sundojnë me dëfrime e amoral, a nuk është më mirë ju të sundoni me devotshmëri e pastërti?

O mysliman!

Jeta është pasuri dhe u takon vetëm falënderuesve kurse falënderimi nënkupton përballimin e vështirësive të kohës, ngritjen kundër intrigave të armikut dhe qytetërimit me fenë e Zotit xh.sh.

Me dhembje në zemër dhe me lot në sy ju përshëndes, o mysliman!

Lamtumirë, o mysliman!

Unë sot do të takohem me Zotin tim dhe do të ia parashtroj zhvlerësimin e monoteizmit (tevhidit), famën e idhujtarisë, keqtrajtimin e udhëzimit,rastësinë e fatit dhe vdekjen e ndërgjegjes:

“Unë hidhërimin dhe pikëllimin tim, ia parashtroj All-llahut.” (Jusuf, 86)

Ramazani tha: “Zoti të lashtë!”

Kështu, ai mori rrugën kurse mua më m’u tha fryma nga pikëllimi i ndarjes.

Filozofia e Agjërimit

Autor: Dr. Mustafa Sibai

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button