Presidenti Ivanov në takim me liderët e procesit Bërdo-Brioni

 Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të marrë pjesë në takimin e liderëve nga procesi Bërdo-Brioni, që do të mbahet në Bërdo të Kranjës, Republika e Sllovenisë.

Është parashikuar presidenti Ivanov të  mbajë fjalim në sesionin e takimit, ndërsa do të mbahen edhe disa takime bilaterale.

Në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme që gjithashtu mbahet sot në Bërdo të Kranjës do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Pritet që në takim të liderëve nga procesi Bërdo-Brioni të përfshihen tema kryesore dhe aspekte në kontekst të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe të këmbehen mendime dhe informacione për gjendje aktuale dhe sfida në rajonin e Evropës Juglinodre.

Në takim, të iniciuar nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor dhe nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, është njoftuar pjesëmarrja e presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Ualter Shtajnmaer,  presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidentit të Malit të Zi Filip Vujanoviç, presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe anëtarit të presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Çoviç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button