Promovim i absolventëve të vitit akademik 2016/2017 në UT

Universiteti i Tetovës sot në orën 11:00, do të promovojë absolventët e vitit akademik 2016/2017.

“Pra, në këtë ditë të shënuar, të gjithë së bashku do të organizojmë njërin nga aktivitetet më të bukura në veprimtarinë arsimore dhe shkencore të universitetit tonë, e shënojmë ditën e cila do të kujtohet ndër vite nga të gjithë ne, e sidomos nga absolventët, të cilët tashmë ndjehen të realizuar në synimin e tyre dhe të gatshëm për të hapur një faqe të re në biografinë jetësore dhe profesionale.

Falë punës së tyre, mbështetjes së prindërve dhe kontributit të pakursyer të stafit akademik të Universitetit tonë, ata kanë arritur maksimumin në studimet e tyre duke shënuar rezultate rekorde”, thuhet në kumtesën e UT-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button