MASH: Hiqet testimi ekstern

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot njoftoi se me miratimin e ndryshimeve të Ligjit për arsim fillor, të Ligjit për arsim të mesëm dhe të Ligjit për arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme hiqet testimi ekstern.

“Kuvendi i RM-së dje miratoi Ligj për ndryshime të Ligjit për arsim fillor, Ligj për ndryshime të Ligjit për arsim të mesëm dhe Ligj për ndryshime të Ligjit për arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme me të cilat hiqet testimi ekstern”, thuhet në njoftim.
Ndryshimet e ligjeve, siç theksohet nga Ministria, janë publikuar në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” Nr. 67 nga 1 qershori i vitit 2017 dhe hynë në fuqi me ditën e publikimit të tyre.

“Me këto ndryshime ligjore është hequr testimi ekstern dhe nuk do të zbatohet. Të gjitha procedurat e filluara lidhur me testimin ekstern të nxënësve pezullohen”, shtohet në njoftimin e MASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button