Islami,shqiptarët dhe feja e të parëve tanë

Temë diskutabile mes akademikëve, intelektualëve, historianëve apo popullatës së thjeshtë, është edhe çështja e ardhjes së Islamit në trojet tona. Na quajnë tradhëtorë, ne kemi lënë fenë e të parëve dhe se Islamin e pranuam ngaqë ishim të detyruar nga dhuna e skajshme.
Duke hulumtuar në arkivat e historisë gjeta shumë fakte të ndryshme të cilat shpresoj se do ju servojnë si argument në debatet e ardhëshme.

Fillimisht, shqiptarët jemi pasardhës të pellazgëve dhe ilirëve. Pos gjuhës dhe kulturës unike që trashëguam nga ato, na lidhin edhe shumë fakte të tjera historike.

‘’…Gjatë kohës së depërtimeve romake, në trojet iliro-shqiptare dhe vendosjes së tyre në këto troje, ilirët shtriheshin në Shqipërinë e sotme, në Dardani (Kosovë), Serbinë Jugore, në krahinat perëndimore të Maqedonisë së sotme¹ (gjë që vërteton se ne shqiptarët si pasardhës të tyre, shtrihemi ende në këto troje etnike), dhe se ata ishin politeistë…’’²
Me këtë fakt, na bëhet e kjartë se ‘’feja e të parëve’’, apo më mirë thënë ilirët aso kohe ishin pagan si shumë popuj tjerë mbarë botën.
Me ardhjen e romakëve në Ballkan, gjatë sundimit të tyre, ndryshuan shumë gjëra në sistemin e jetës, mes tjerash edhe fenë.
‘’…politeizmi ilir filloi të i’a lëshojë vendin kristianizmit, që me Ediktin e Milanos, në vitin 313 e cila u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore…’’³

Saipërket thirrjes, apo pranimit të fesë nga këndvështrimi biblik, është i tmershëm fakti, ngaqë në ‘’Beslidhjen e re’’ gjejmë fjalë nga të cilat pësuan shumë artistë shkenctarë e njerëz të dijshëm gjatë periudhë së zymtë mesjetare europiane. Mes të tjerave në shkrimet biblike thuhet:
‘’…E kush më pranon mua, e pranon atë që më dërgoi mua…’’ (Luka, 9:48)
‘’…Kush më përbuzë mua, e përbuz atë që më dërgoi mua..’’ (Luka, 10:16)
Saipërket atyre që mohojnë, apo kundërshtojnë fenë krishtere, në tekstet ungjëllore thuhet:
‘’…Kush nuk është me mua, është kundër meje, dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh…’’ (Mateu,12:30)

Me shkatërimin e perandorisë romake dhe ardhjen e sllavëve në Ballkan ndryshoi edhe sistemi jetësor, njëashtu edhe feja e popullatës vendase nga katolike në atë ortodokse. Kjo u arrit njëlloj sikurse pushtuesit e mëparshëm, me legjistlativën cariste, si nen të posaçëm për konvertimin e popullatës vendase si dhe masat ndëshkuese për ato që refuzonin. Konvertimi i të gjithë ”të pafeve” duhej zbatuar detyrimisht: ”…edhe neni #6 i kodit të Car Dushanit (1336-1356) parashikonte që ”autoritetet duhet të përpiqen t’i konvertojnë të gjithë të tillët në fenë e vërtetë. Nëse një i tillë nuk dëshiron të konvertohet, ai do të dënohet me vdekje… Pasuria e të gjithë të tillëve do të konfiskohet…”
Nga këto të dhëna historike, shohim se ardhja e rrymave fetare krishtere u vendos me dhunë dhe detyrim, duke mos u zgjatur me faktet e konvertimeve tjera të dhunshme të cilat shënon historia ndër shekuj.
Duke shikuar nga këndvështrimi Islam, fillimisht do ta përmend ajetin Kur’anor, ku All-llahu i Gjithdijshëm në Kur’anin Famëlartë na drejtohet me porositë hyjnore:
‘’ Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është Dëgjues i Dijshëm.’’ (Kur’an 2,256)
Me këto porosi, nënkuptojmë se Islami është fe e paqes, e cila nuk imponohet me dhunë.

Më pas etika Islame, mbështet njëashtu në fjalët hyjnore të Kur’anit Famëlartë, ku All-llahu i Gjithdijshëm na drejtohet:
1. Thuaj: “O ju jobesimtarë!
2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
3. As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
4. Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
5. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
6. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!
(Kur’an 109,1-6)

Me këtë, tanimë na bëhet më se e kjartë thirja në Islam, si dhe qëndrimi ndaj atyre që nuk besojnë All-llahun e Madhëruar. Andaj çdo akt dhe vepër tjetër e dhunshme, nuk ka të bëj me Islamin dhe etikën myslimane. Saipërket Islamit dhe rrolit në trojet tona, do t’i referohem sërish burimeve historike dhe shkrimeve nga poet të njohur shqiptarë. Siç e ceka edhe më lartë, shumica e Islamofobëve na akuzojnë se jemi tradhëtorë të fesë (tezë e cila u hodh poshtë).
Megjithatë, faktet e burimeve krishtere thonë ndryshe: ”…s’janë vallë muslimanët shqiptarë që mbajtën në këmbë gjer më sot ato zakone të të vjetërve tanë që çuditën botën…? Të mos ishin këta ‘tradhtarë’ të fesë, si dhe mëmëdheut, Shqipëria nuk do të ishte aq e madhe sa është sot, do të ishte përgjysmë, një e katërta, nga shkaku i Shqevet…Myslimanët shqiptarë i vunë frenë përhapjes së detit shqah…myslimanët e sotëm janë ata që i apin Epirit karakter shqiptarë.” 4
Shqiptarët gjithashtu njihen për trimërinë e tyre, ardhja e Islamit vetëmse përmbushi dinjitetin tonë. Mes shkrimeve të Sami Frashërit kolosit tonë, ai thotë: ”…Ata janë si barinj delesh. Feja e tyre e sotme nuk i shtyn në luftë, trimëri apo qytetërim, kështu që nëse e pranojnë Islamin dhe ndjekin fenë që i urdhëron për luftë e i përgëzon dëshmorët që vdesin për fe e atdhe, atëherë kush mund të mbrohet prej tyre?…”[5]

Si fakt të fundit, do të sjell një thënie, e cila është e njohur në mesin tonë. Bëhet fjalë për Faik Konicën, shkrimtarë i njohur shqiptarë, i cili dëshmon se në mbrojtjen e identitetit tonë kombëtarë faktorë i rëndësishëm ishte pikërisht konfesioni Islam : ‘’Po të mos ishte feja Islame, kombi shqiptarë do të ishte më i madh, po nuk do të ishte më shqiptarë’’.

Lajme të ngjashme

Back to top button