Migrimi evropian para 12 000 vitesh, sipas gjenetikës

Udhëtarë dhe migrues, banorët e Evropës Qendrore të Gjermanisë, Danimarkës dhe Hungarisë, që prej origjinave të tyre nuk kanë reshtur kurrë së lëvizuri dhe mbi të gjitha së përzieri me popullsitë e tjera është e pamundur që të ketë ekzistuar një homogjenitet gjenetik i këtyre popullsive.

Kjo është një prej të dhënave që shfaqet nga rindërtimi i detajuar i historisë gjenetike të Evropës që prej vitit 12 000 para Krishtit deri më sot, e prezantuar në kongresin vjetor të Shoqërisë Evropiane të Gjenetikës Njerëzore nga Eran Elhaik, i universitetit të Sheffield, transmeton Bordo.al. 

Ky razultat ishte i mundur falë një teknike të re kërkimi të bazuar mbi ADN, që quhet “Geographic Population Structure” (aGps). Deri tani të gjitha teoritë mbi origjinat e popullsive evropiane ishin bazuar në vendet e varrimit dhe arkeologjia nuk ishte në gjendje të dokumentonte migrimet që kishin ndodhur mijëra vite më parë.

Kjo teknikë i është aplikuar në 300 banorë euroaziatikë që nga Epoka Akullnajore deri në fund të Epokës së Hekurit duke konfirmuar kështu teorinë e migrimeve të shumta të popullsisë nga stepat e Kaukazit drejt Evropës Qendrore në fund të epokës së Neolitit (3 500 – 2 300 para erës së re).

“Banorët e Evropës Qendrore nuk kanë reshtur asnjëherë së lëvizuri, duke u përzier dhe duke themeluar qytete antike. Ndërsa ata të Lindjes së Mesme kanë qenë më të qëndrueshëm”, thotë Elhaik.

“Për më tepër është gati e pamundur që të ketë pasur një ditë zero, ku të ketë pasur një homogjenitet etnik, përveç se në ndonjë vend të izoluar. Por edhe nëse ka pasur, në ditët e sotme nuk ekziston asnjë gjurmë në asnjë person të gjallë”, përfundon shkencëtari.

Tani objektivi i studiuesve është që të realizojnë një hartë të plotë të migrimeve antike të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button