Suhejl Fazliu për Portalb: Ja pse refuzova të takohem me Ivanovin

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu tha se arsyeja e mosprezencës së tij në takimin ndërmjet kabinetit qeverisës dhe kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka ardhur si rezultat se RDK si pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët e konsideron atë fatjor të sulmit për vdekje që iu bë liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, njofton Portalb.mk.

LEXO: Kabineti i ri Qeveritar tek Ivanovi, mungon Taravari dhe Fazliu (VIDEO)

“Nuk kemi marrë pjesë në takimin me Ivanovin ngaqë RDK si pjesë e Aleancës për Shqiptarët e konsideron atë si shkaktar të situatës së eskaluar më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë nga ku u sulmua për vdekje lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela”, tha Fazliu,

Për sa i përket zhvillimeve të ardhshme në lidhje me Ivanovin ata sërish do të shqyrtojmë rrethanat dhe do të vendosim se si do të veprojmë më tej ndaj tij.

Fazliu për Portalb shtroi edhe mundësinë që ky bojkot i tyre ndaj takimeve të Ivanovit mund të shqyrtohet edhe në nivel qeverisës që të dihet pozita dhe trajtimi i tij nga kjo përbërje.

Se a mund të rezultojë ky bojkot i RDK-së me impiçment të Gjorge Ivanovi prej deputetëve të shumicës parlamentare, Fazliu as nuk mohoi por as nuk pohoi një mundësi të tillë për në të ardhmen.

LEXO: Taravari për Portalb, do ta bojkotojmë çdo takim me Ivanovin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button