FIFA: Maqedonia -3, Shqipëria në vend, Kosova -1

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll ka humbur tri pozita në renditjen e muajit qershor të publikuar nga FIFA, që ka bërë nga pozita 133 të gjendet në atë të 136-të. E gjithë kjo ka ndodhë  pasi reprezentacioni I Maqedonisë gjatë muajit maj nuk kishte asnjë aktivitet.

Ndërkohë për kombëtaren shqiptare të futbollit nuk kishte asnjë ndryshim pozicioni. Edhe për klasifikimin e muajit maj, kuqezinjtë e De Biasit, vazhdojnë të mbajnë vendin e 66. Qëndrimi në vend numëro vjen për shkak se kuqezinjtë gjatë kësaj periudhe nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare ose miqësore.

Ndërkohë që kundërshtarët e Maqedonisë dhe Shqipërisë në grupin për Botërorin “Rusi 2018” kanë pësuar lëvizje të vogla. Spanja që do të jetë mysafire në Shkup, qëndron në vendin e 10-të, ndërsa sa i përket Italisë, ata e mbajnë vendin e 12-të. Është përmirësuar ndjeshëm në klasifikim Izraeli, më të cilët Shqipëria do të ndeshet pas miqësores kundër Lukemburgut, ka parakaluar 8 vende duke u renditur i 55-ti. Liheteshtejni ka lënë vendin e 189 dhe është pozicionuar në të 186.

Sërish zbritje në tabelën e re të renditjes së FIFA-s për përfaqësuesen e Kosovës. Ekipi i Bunjakut nga vendi i 172 kanë zbritur një shkallë më poshtë në të 173-in. Renditja botërore e organit më të lartë të botës së futbollit, qëndron po e njëjta edhe përsa i përket vendeve të para. Brazili është skuadra që udhëheq, menjëherë pas tyre vjen Argjentina, ndërsa në të tretin është Gjermania. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button