Fjalimi i Hazbi Likes pas marrjes së postit si zëvendëskryeministër për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit (VIDEO)

Pas marrjes së postit si zëvendëskryeministrit për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika mbajti fjalim para gazetarëve ku theksoi se do të vazhdojë të punojë me të njëjtën dinamik për zhvillimet strategjike për të reformuar çdo gjë që ka shkuar keq deri sot, njofton Portalb.mk.

“Shpresojmë se do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtën dinamik për zhvillimet strategjike për të reformuar çdo gjë që ka shkuar keq deri sot. Unë në detyrën e re do të përkushtohem për bashkëpunim me të gjithë faktorët relevant që ia duan të mirën këtij shteti. Unë do të njoftohem mirë me të gjitha proceset që janë zhvilluar do t’i hulumtoj të gjitha zbrastirat që janë krijuar kohës së fundit me qëllim që të formojmë një administar për t’i shërbejë njerëzve ashtu siç duhet” tha Hazbi Lika.

Para Hazbi Likes fjalim mbajti edhe Festim Halili ku theksoi se e ka njoftuar për funksionimin e  detyrës  së zëvendëskryeministrit për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Së bashku me Hazbi Likën bëmë pranim dorëzimin e detyrës së zëvendëskryeministrit për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, në këtë rast u njoftova me zotin Lika me funksionimin e detyrës së kryeministrit për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, për projektet që i kemi realizuar gjatë këtij mandati dhe për projektet që vijnë për kabinetin e ri. Emërimi im dhe i kolegëve të mi si pjesë e kabinetit qeveritar para një viti me një kohë të krizës politike ishte një sfidë e madhe, andaj gjatë kësaj periudhe ne kemi qenë të fokusuar për realizimin e projekteve që ishin në programin qeveritar të një shoqërie të barabarte në frymën e marrëveshjes së Ohrit”, theksoi Festim Halili

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button