Stejt Departamenti Amerikan: SHBA-ja do të bashkëpunojë me Qeverinë e re për anëtarësim në BE dhe NATO

Departamenti amerikan i shtetit përmes një kumtese ia uroi formimin e Qeverisë së re Maqedonisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia urojnë kryeministrit Zoran Zaev dhe shumicës në Kuvend formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë. Si mik dhe partner i Maqedonisë, SHBA-ja do të bashkëpunojë me Qeverinë e re në punën e saj drejt përmbushjes së aspiratave euroatlantike me implementimin e reformave urgjente, përforcimin e sundimit të së drejtës, pavarësi gjyqësore, lirinë e mediave dhe përgjegjësinë e Qeverisë”, shtuan në kumtesën e publikuar nga Departamenti amerikan i shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button