Rusia ia ktheu Serbisë 13,6 tonë mish viçi

Inspektoriati fitosanitar rus “Roselhoznadzor” në Serbi i ktheu mbi 13,6 tonë mish të freskët viçi pa eshtra, i cili është dorëzuar në rajonin e Kalingradit.

Sipas mediave ruse, mishi ka qenë nga një prodhues i cili ka qenë i regjistruar për përhapjen e një virusi të lëkurës së kafshëve.

Inspektoriati  fitosanitar rus ka vendosur kufizime të përkohshme për të futur mishin e gjedheve nga Serbia, pasi vitin e kaluar është regjistruar përhapja e virusit në produktet e kompanisë “Big bul”, që ndodhet në pjesën veriperëndimore të Serbisë, transmeton MIA.

Administrata serbe për mjekësi veterinere në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë pohon se mishi është kthyer pasi që dokumentet në të nuk përkonin me kërkesat ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button