Merkel: Britania mbetet partner, “Bregzit” nuk do të jetë në fokusin e BE-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se vendi i saj do të marrë pjesë në bisedimet e Britanisë së Madhe për dalje nga BE-ja, duke lënë të nënkuptohet se ky shtet do të vazhdojë të jetë partner, transmeton MIA.

“Do të udhëheqim bisedimet që Britania të mbetet partner i mirë. Duhet të vazhdojmë të shikojmë për një BE sa më të fuqishme”, tha Merkel.

Ndërkohë më herët kancelaria gjermane kishte deklaruar se tashmë jemi në kushtet kur Bashkimi Evropian duhet të forcohet më shumë për të ecur me “këmbët e veta”, duke nënkuptuar tensionet me presidentin Tramp si dhe “Brexit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button