Ministria e Kulturës ndau shpërblime shtetërore për Kelmendin, Gjakovën dhe Kukën (FOTO)

Ata janë shpërblyer pas rezultateve të arritura në Kampionatin Evropian të Xhudos që u mbajt në muajin prill në Poloni, në një vlerë të përgjithshme prej 42 mijë euro.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka ndarë shpërblimet shtetërore për xhudistet Majlinda Kelmendin e Nora Gjakovën si dhe për trajnerin Driton Kuka.

Ata janë shpërblyer pas rezultateve të arritura në Kampionatin Evropian të Xhudos që u mbajt në muajin prill në Poloni, në një vlerë të përgjithshme prej 42 mijë euro.

Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, ministri Shala, i ndau shpërblimin prej 20 mijë euro xhudistes Majlinda Kelmendi, e cila fitoi medaljen e artë në këtë kampionat në kategorinë deri në 52 kg, ka thënë Ministira e Kulturës në një komunikatë për media, përcjell Express.

Xhudistes Nora Gjakova i takoi shpërblimi në vlere prej tetë mijë euro, për fitoren e medaljes së bronztë në kategorinë deri në 57 kg. Ndërkaq, trajneri Driton Kuka, mori shpërblimin dhjetë mijë euro, si trajner i Majlinda Kelmendit dhe katër mijë euro si trajner i xhudistes Gjakova.

Në këtë rast, ministri Kujtim Shala ka thënë: “ Shpërblimet që ndan MKRS-ja për sportistët që arrijnë rezultate përpos që janë një lloj mirënjohje për ta, bëhen me motivacionin e nxitjes së të rinjve të merren edhe më shumë me sport dhe të korrin rezultate sa më të mëdha, njëherësh duke na përfaqësuar dhe ngritur emrin dhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.”

Ndërkaq, xhudistja Majlinda Kelmendi shprehu falënderimin për shpërblimin dhe tha se do të angazhohet që Kosovës t’i sjellë edhe medalje të tjera. “Tani, bashkë me ekipin jemi të fokusuar për olimpiadën e Tokios, që edhe atje të korrim suksese edhe më të mëdha dhe të sjellim medalje edhe më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button