Unë, rebeli

Unë, rebeli Unë, rebeli me shokë që rrugët na bashkuan në luftën për një jetë më të mirë në vendin tonë.

Në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe gjithë atyre të këqijave që ia kishin sjellë shoqërisë tonë.

Unë, rebeli që u ngjyrosa, rebeli që edhe u shkarravita prej dorës së policisë, përballova çdo etiketim si tradhtar, dorë e agjentëve të huaj dhe shumë etiketime tjera negative por të gjithë këtyre unë ja u ktheja të gjithëve me një buzëqeshje, mirësi. Sepse isha i sigurt që një ditë e vërteta do të mësohet dhe fitorja e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë do të ngadhënjej.

Ideja unë si rebel ishte që ideja e përhapur për një Maqedoni më të mirë erdhi pikërisht nga bashkimi i feve, etnive dhe gjitha diversitet shoqërore për ti thënë jo një regjimi famëkeq që dëshironte të luante lojëra të mëdha por në anën tjetër kishte harruar se ishin shumë të vegjël për ti luajtur ato lojëra…

Ndërsa ne, ja dolëm fituam!

Por tani më në fund, pas tri viteve unë me gjithë shokët mund të marrim fryme lirshëm që ne ja arritëm qëllimit tonë, ne e fituam betejën e demokracisë kundër regjimit.

Unë, rebeli përkushtimin tim qytetarë që e bëra gati për tri vite rresht, bashkë me të gjithë të tjerët që kontribuuan sado pak kundër ish-regjimit diktatorial. Sepse e ndiejmë si një obligim moral të një qytetari që mendon ndryshe nga të tjerët, për të ia u sjellë bashkëqytetarëve tjerë dhe shokëve lirin e shprehjes dhe mundësin e jetës në Republikën e Maqedonisë.

Padyshim, tash, akrepat e orës janë akrepa me kahje demokratike, po ne këtë sistem demokratik, kisha dashtë të citoj Platonin, dhe pse Platoni ishte idealist për shtetin, mirëpo thënia e tij kumbon dhe për demokracinë “Secili meriton atë sipas veprave dhe natyrës që ka”.

Me këtë thënie të Platonit, apelojmë si qytetarë të rendit të parë, qeveris i urojmë shumë suksese, njëra ndër sukseset që duam ti arrin qeveria e re është me problemin e papunësisë veçanërisht tek rinia, mungesa e bruto prodhimit vendor, mungesa e shtetit të së drejtës dhe shumë probleme tjera. Por duhet ta përmend se unë përsëri do të jem zëri i arsyes i çdo nomenklature qeveritare, do të kritikoj, nëse punët nuk ecin për një Maqedoni Evropiane. Të gjithë së bashku për një Maqedoni Evropiane.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button