Volkswagen, 80 vite histori suksesi

Prodhuesi i parë në botë me më shumë se 10 milionë automjete të shitura në vitin 2016, grupi “Volkswagen” festoi më 28 maj 80-vjetorin.

Por kjo datë nuk përkon, çuditërisht, me fillimin e projektit të modelit, që shumë vite më vonë, do të jetë vetura e famshme që do të marrë pseudonimin “Volkswagen Breshkë”.

Për këtë projekt punimet kishin filluar dy vite më herët, në vitin 1935, pasi kancelari Adolf Hitler kishte urdhëruar se makina nuk duhet të jetë një mjet luksi vetëm për të pasurit.

Akti i krijimit të “Gesellschaft zur Vorbereitung des Deutschen Volkswagens mbH”, që më vonë do të quhet “Volkswagenwerk”, pra fabrika e makinës së popullit, do të regjistrohet më 28 maj 1937, për t’i dhënë jetë projektit të kërkuar nga “Fronti Gjerman i Punës”, në atë kohë organizatë e qeverisë naziste, për një makinë të aksesueshme nga masat dhe që të mund të udhëtojnë deri në pesë persona me të paktën 100 kilometra në orë.

Madje ishte vetë Fyhreri që miratoi modelin “Typ 1”, të propozuar nga inxhinieri austriak, Ferdinand Porsche.

Por me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ky projekt do të pazullohet, duke përqëndruar të gjitha burimet në funksion të luftës.

Por me rikthimin e paqes, programi “Typ 1” rikthehet, këtë herë me ndihmën e komandantit të ushtrisë angleze, Ivan Hirst, që në kuadër të programit për rikthimin e kapaciteteve industriale gjermane vë në funksionim fabrikën, duke prezantuar modelin “Volkswagen 1200”, që do të njihet me emrin “Volkswagen Breshkë”, në mars të vitit 1946.

Që prej asaj kohe, më “Volkswagen Breshkë” si suksesi i parë mes viteve 1948 dhe vitet ’70-të dhe me modelin “Golf” nga viti 1974 deri në ditët e sotme, “Volkswagen” është rritur gjithnjë e më shumë duke zënë në nivel botëror pozicione gjithnjë e më të rëndësishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button