Së paku shtatë persona e humbën jetën gjatë një sulmi me bombë në Bagdad

Së paku shtatë persona e humbën jetën dhe rreth 30 u plagosën gjatë sulmit të dytë me bombë në Bagdad, lajmëroi DPA.

Sulmi me automobil-bombë ishte kryer në afërsi të një objekti qeveritar në lagjen Al Karh.

paraprakisht sot së paku 13 persona u vranë gjatë një sulmi me bombë, i kryer sërish me automobil-bombë në lagjen e Bagdadit Karada.

Së paku 40 persona u plagosën në atë sulm, që ndodhi në afërsi të ëmbëltores së njohur. Përgjegjësinë për sulmin e mori Shteti islamik, Supozohet se SHI qëndron edhe prapa sulmit të dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button