Gjykata Supreme e anuloi seancën për vrasjen te Liqeni i Smillkovës

Për shkak të mungesës së njërit avokat të të akuzuarve për “vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës”, seanca e sotme publike e Gjykatës Supreme, ku duhej të shqyrtohen ankesat e dënimeve me burg të përjetshëm, u anulua.

“Seanca publike për lëndën e formuar sipas ankesës kundër aktgjykimit të miratuar nga Gjykata e Apelit Shkup, e lidhur me vrasjen te Liqeni i Smillkovës, u anulua për shkak të  mungesës së njërit prej avokatëve mbrojtës”, thuhet në kumtesën e Gjykatës supreme të RM-së.

Seanca publike për këtë lëndë u caktua për 9 qershor në orën 11.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button