Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë perëndimore të dobët deri në mesatare. Pasdite në pjesët malore do të ketë kushte për shi lokal të shkurtër me bubullima të rralla.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 12, ndërsa e ditës prej 19 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë perëndimore të dobët deri në mesatare.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në tetë gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 29 gradë.

Deri të enjten do të mbizotërojë mot stabil dhe i ngrohtë me rritje të temperaturave të ajrit. Në orët e pasdites në pjesët malore është i mundur shi i shkurtër me vetëtima të rralla. Më pas nga e premtja rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e valëve të lagështa ajrore, të cilat do të kushtëzojnë reshje të rrëmbyeshme të shiut me vetëtima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button