Shigjetat thehen maj kurrajzin tonë

Vllazën, katunarë, kapërcajnë pesë mujë pi zgjedhjeve parlamentare ktau n’Maqedoni. Për pesë mujë VMRO-ja ka lujt capin n’Kuvend me ato replikat e veta. Mualife hesapi. Mas pesë mujve menxe u ba nifarë koalicioni LSDM ene BDI me Lëvizjen për reforma. Besa nuk deshti t’hije n’kot koalicion. As PDSH-ja. Masi s’kanë hi do jesën n’opozitë çi don me thanë se puna asht mizmil shaumë. Për çata vllazën katunarë ma kadale. Mos u gjazmohni tepër. Se nuk i dihet. Çullojni si shkon aj krietari i VMRO-së tekha tuqe ene e ma vejtin thaue taj se aj asht krietar qeverie.

Po do thojni ju, le t’hecje ajo, si t’kese vakët. Nesër do formohet qeveria e Zaevit ene krietari I VMRO-së mund t’i bere fajllit. Ju thojni ashtau, ama ashtau nuk asht. Nuk asht bash pa plan ajo e hecmja e atij. I kanë ba hesapet e veta VMRO-ja. E dinë se se kjo qeveri asnihere s’un i ban di t’tretat e votave, e dinë se opozita asht shaumë e fortë – 51 deputetë i ka VMRO-ja ene pesë Besa, di PDSH-ja, a bojnë 58? Bojnë. Shumajcës parlamentare i jesën 62 vet. Po hop opozita bahet shuam e rregullt napër mbledhe, hop nja pesë veta t’shumajcës nuk vajn n’mbledhje – bahet problem. Nalni se u largaumë pi teme.

Fjalën e patëm te krietari i VMRO-së shutajtën si me vendos aj. Njojni vllazën katunarë, ene hoxhën me e pajtë d’u those  se nuk asht bash kot ajo e shotajtme. Aj, nuk e hupën vaktin kot, po n’plan e ka ta prajshje kot koalicion ene vet t’bahet prapë shumajcë. Mos me i krajs ki plan, kto t’shotajtme d’i jesën si fushatë parazgjedhore se ato t’VMRO-së u majtën tu thanë se duhen zgjedhje t’parakohshme. E pra e shajfmni se nuk shkon kot e kot herifi terma-teposht ene na e ban me dije sa projekte t’mdhoja paska ba. Bile-bile shkoj ene n’teatrin tonë, ta shofe si shkojnë punët me t’meremetmet. Ato e dinë se kriza hala nuk ka kapërcajë. E dinë ene ni send: se ato janë bajgji t’fortë ene do bojnë xhi do bojnë vet t’shpëtojnë bi sikletit çi kanë me ato aferat e mdhoja ç’i va çiti n’mejdan LSDM-ja me bombat ene masanej do hakatin t’hakmirren, t’u hakmirren kejtve. Çllojni tekha vllazën katunarë, VMRO-së nuk i kërset hiç a janë majr shqiptarët a s’janë, po “shqiptarët janë ni terren i majr për ato. I dinë ato majr se bane e dole n’rruga e bërtajte “poshtë shqiptarët – i merr votat.

Kjo urrejtja  ndaj shqiptarëve ktau te elektorat maqedon shajtet ma shaumë se hallva. T’mcaum ene t’pumpatëm niçin vjet me propagandën antishqiptare t’Beogradit, elektorati i VMRO-së s’soçme bahet ikajl pa buk t’jese, ama pi urrejtjes ndaj shqiptarëve nuk hek dorë kollaj. Epo xhithë ato  t’shotajtme nuk mund t’jesën pa rezultat. Ma merr mendja se nuk e lanë manash nxitjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Puna qetër asht kjo BDI-së. E kam fjalën për ministrat çi i ka caktau BDI-ja. A, be vllazën katunarë, nuk ta rahaton zemranë aj ekip qeveritar. Shumajca e ktine ministrave janë libër i lexaum ene na e dimë përmenç takatin e atine. Si i ka caktau BDI-ja ato, ajo asht puna e atine, ama nuk met njer pa thanë se s’prajtet kushedi se xhit pi kti ekipi.

Tahi për tahi une mundem me thanë se Zaevi ka kanë ene i guximshëm ene i vendosun. Për çata kejt shpresat janë varë te guximi ene vendosmëria e Zaevit çi t’i çoje punët përpara. Po ene te ministrat e atij. Zaevi – po. Aj i ka zgjedhë ministrat si duhet. Po halli asht se kto t’BDI-së si duket nuk do jenë aso shokësh çi Zaevi t’bahet trajmi i majr me shokë shaumë.

Kshtau, asht. Majrpo asht ene ni nërkamcë institucionale. Ivanovi. Nuk ban me nënçmau rolin e Ivanovit. Se për me ba keç asht shaum ma lentë se sa çi t’bojsh majr. E për t’keç Ivanovi e kallxoj vejtin. A e majni ment si pat thanë ni here se as Kushtetuta as ndërgjegjja nuk e lejojnë çi t’ja ape mandatin liderit të LSDM-së për ta formau qeverinë e re, se si pat thanë, paska kanë shaum i befasaum me platformën e partive shqiptare se, demek kjo platformë e rrënojka pavarësinë ene  sovraminitetin e Maqedonisë. Demek, don t’those nuk ka kundra Zaevit aj kurrxha (kjo nuk mund t’jese e vërtetë, po kshtau i drejtohet elektoratit t’VMRO-së). Po njeri asht kundër shqiptarëve. Pa thojza ene pa kllapa.

Vllazën katunarë, mos o gjazmohni shaumë, mos kujtojni se do ndreçet menihere ajo çi a shkatrrau për dhajt e ma shaumë. Mos i harrojni ene institucionet: polici, gjigj, ushtri, administratë çi mund t’thejnë krande ene t’bahen pengesë e qeverisë ene kejt bashkë mund t’luftojnë kundër reformave qeveritare ene t’mlohet ket aferat çi janë përmendë ene çi dihen ma.

Për t’kanë, nuk a kollaj kjo punë.

Ene për fund: shigjetat sahere thehen maj kurrajzin tonë.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button