5 sjellje tuajat që i shkatërrojnë të ardhmen fëmijëve

Prindërimi është një detyrë e vështirë. Fëmijët influencohen nga gjithçka që i rrethon – bashkëmoshatarët, mësuesit dhe padyshim prindërit e tyre, të cilët kanë rolin kryesor në krijimin e të ardhmes.
Asnjë prindër nuk është perfekt, megjithatë, toni i zërit me të cilin u flisni fëmijëve, mënyra si i perifrazoni fjalët ose etiketimet që ju vendosni fëmijëve mund të kenë pasoja afatgjate të padëshirueshme. Psikologu klinik Ma. Lourdes Carandang shpjegon se ka katër sjellje me të cilat mund të ndikoni negativisht në jetën e fëmijës.

#1 Krahasimi i fëmijëve

Sigurisht që i doni fëmijët në mënyrë të barabartë, megjithatë, nëse njëri prej tyre ka arritur diçka më shumë dhe ju keni tendencën ta prezantoni atë para njerëzve si më të kualifikuar, dhe nuk e bënii këtë me fëmijët e tjerë, atëherë kjo mund të ketë ndikim tek këto të fundit. Për shembull, ju mund të thoni: “Kjo është vajza ime inteligjente Sara.

Dhe ky është djali më i vogël, Maks”, gjë që nuk duhet. “Kjo është një lloj bulizmi shumë delikat. Është fyese për fëmijët e tjerë. Prandaj prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm se si sillen me fëmijët.

#2 Përdorimi i etiketimeve
Nofkat mund të duken të padëmshme, megjithatë ato mund të lënë mbresa në jetën e fëmijës nëse përdoren shumë shpesh. Mënyra se si një prindër e quan fëmijën mund të ketë dëmtime serioze në vetëbesimin e tij. Dr. Carandang shpjegon se përdorimi i etiketimeve të ndryshme mund të shkaktojë tek fëmija zhvillimin e ndjenjave fyese ndaj prindërve dhe fillojnë të besojë se vërtet është dembel ose budalla.

#3 Të japësh shembuj të bulizmit
Fëmijët nuk i kushtojnë vëmendje vetëm asaj që thoni (shumicën e kohës), por edhe sjelljeve tuaja. Kështu, nëse babai i tyre i flet keq nënës, ata fillojnë të mendojnë se është e drejtë që burri ta trajtojë gruan si inferiore – dhe gratë duhet ta pranojnë këtë. Kjo ndodh sepse fëmijët kanë si model prindërit e tyre.

#4 Favorizimi i një fëmije ndikon në disiplinë
Edhe pse shumë prindër e mohojnë këtë gjë, ka raste kur ato favorizojnë një fëmijë dhe shpesh ato që bëjnë gabime mbeten të ndëshkuar dhe fajin e marrin fëmijët e tjerë. Dr. Carandang sqaron se kur fëmijët argumentojnë, është e rëndësishme të dëgjoni secilin prej tyre në mënyrë objektive, kështu mund të reagoni siç duhet. Nuk duhet të ndëshkohet një fëmijë vetëm se është më i madhi se të tjerët apo se ka më shumë përgjegjësi. Është shumë e rëndësishme që mos të neglizhoni nevojat e tyre emocionale.

Burimi: Independent/bebja.com/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button