Zaev shpreson se testimi ekstern do të shfuqizohet para 5 qershorit

Kryeministri i ardhshëm, Zoran Zaev beson se testimi ekstern do të anulohet para 5 qershorit kur edhe nisin provimet për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Zaev tha se menjëherë pas votimit të qeverisë , që pritet të ndodhë deri në të mërkurën në mbrëmje do të nis procedurën për shfuqizimin e testimit ekstern. Zaev tha se ky ishte premtim parazgjedhor dhe si i tillë do të realizohet, njofton Alsat-M.

“Shpresoj që kjo do të përfundojë në kohë që të dërgohet mesazh tek fëmijët, por para se gjithash tek prindërit, arsimtarët se kjo masë që është premtim i qeverisë së re do të miratohet si dhe do të miratohen mekanizmat e ri për avancimin e arsimit tek fëmijët, por është koha që masa të futet në fuqi para realizimit të testimit. Do të ishte joserioze që kjo të ndodhë pas 10 qershorit sepse atëherë testimi merr fund. Besoj që do të arrijmë sepse testimi nis nga 5 qershor, kemi kohë para nesh kështu që nëse të mërkurën zgjidhet qeveria, e enjtja është mundësi e mirë për të diskutuar rreth këtyre tre ligjeve që janë dorëzuar pranë kuvendit, të votohen dhe menjëherë të dërgohet mesazhi se testim ekstern nuk do të ketë – tha Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button