Ramazan, lufto me stresin sipas mënyrës pejgamberike

Njerëzit nuk janë njëlloj rezistent në vështirësi dhe presione psikike. Disa adaptohen dhe e kontrollojnë situatën në të cilën gjenden dhe të përgatitur ballafaqohen me probleme. Disa të padisponuar përballen me situatën duke ndier version ndaj saj.

Ata që përballen me kriza të rënda, rëndomtë kanë dhembje koke ne muskujt e qafës dhe shpinë. Nuk mund të flenë qetë. Disa ankohen në marramendje, bark-qitje apo kapsllëk.

Pejgamberi a.s. e përshkruan ilaçin për hidhërim:

“Nëse dikush prej jush zemërohet, le të ulet; nëse zemërimi nuk e lëshon, le të shtrihet!” (Shënon Ebu Davudi, Ahmedi dhe Ibn Hibbani “Sahih el-Xhami-is-sagir”, 694)

Këtë psikologët bashkëkohorë e quajnë ndryshim i “gjendjes trupore” dhe besojnë se ky ndryshim sjellë deri te dobësimi i reaksionit dhe flakja e zemërimit.

Gjithashtu, shkenca bashkëkohore ka vërtetuar se hormoni adrenalin rritet shumëfish gjatë zemërimit. Ky nivel është më i lartë kur njeriu qëndron në këmbë, ndërsa zvogëlohet kur ulemi ose shtrihemi, mu sikur këshillon Pejgamberi a.s., ata të cilëve u ndodh pikëllimi ose brengosja.

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Zemërimi është shejtani. Shejtani është krijuar nga zjarri. Ai shuhet me ujë. Për këtë, kur të zemëroheni merrni abdest”. (Shënon Ebu Davudi)

Kur Pejgamberin s.a.v.s. e brengoste ndonjë gjë, sigurinë e kërkonte në namaz. Ai ka thënë:

“Gëzimin gjeje në namaz!”

Dr. Adil Sadik thotë: “Njerëzit të cilët sëmuren nga krizat psikike, u mungon dashuria në jetë. U mungon përkrahja dhe kuptimi i personit tjetër. Askush nuk dëshiron të sakrifikohet për ta në momentet e rënda.”

Besimi në Allahun, durimi, dituria, përvojat e kaluara dhe dashuria e njerëzve tjerë krijon mekanizmin më të fuqishëm për thithjen e stresit dhe zvogëlimin e tendosjes psikike.

Dr. Ali F. Iljazi

Burimi: http://www.radioislame.com/new/artikulli.php?id=806

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button