Nuk ka më pushime, mami Adelina rikthehet me një këngë të re

Diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili mesa duket pas lindjes së djalit ka vendosur t’i kthehet muzikës. Ajo është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja jeton momentalisht në Zvicër së bashku me familjen e saj.

Pavarësisht faktit se është bërë nënë Adelina do të vijë së shpejti me një këngë të re. Lajmin e ka bërë vetë me dije, Adelina përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pershendetje miq. Dua ta ndaj me ju nje kujtim nga viti kur rexhistrova kengen “Uragan Çohen Krenaret” (UÇK) ne Prishtine, sepse ne Tirane nuk mu lejua (nga disa kosovare) te rexhistroj kenge per Adem Jasharin, prill 1998. Cdokush qe ka kete inqizim, ju lutem ma dergoni, ka vlere te madhe sentimentale per mua. Se shpejti perseri me ju, me kengen e re 🙂 dhe risi per te gjithe ju qe nuk me braktiset kurr. Ju dua miq, do t’ju dua gjithmone. E juaja- Adelina”,-ky është postimi i Adelina Ismailit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button