Supermodelja me ҫrregullime në lëkurë, e dashura e re e Lewis Hamilton?

Winnie Harlow është parë shpesh në shoqërinë e sportistit të njohur të Formula 1, por ende nuk dihet asgjë nëse ҫifti janë në fillim të një lidhjeje. Megjithëse janë vënë shpesh në qendër të objektivëve fotografikë, asgjë nuk është konfirmuar.

Megjithatë, ditët e fundit, Winnie Harlow u pa bashkë me Hamilton në amfAR Gala në Cannes, të enjten në mbrëmje dhe pas saj, edhe të dielën. Ҫifti e kanë kaluar bashkë pasditen pas garës së Hamilton në pistën e Montekarlos. Britaniku Lewis Hamilton, gjatë Çmimit të Madh të Monakos dhe disa orë pas garës së Formulës 1, kishtë ngushëllimin e tij, që mendohet të jetë Winnie Harlow.

Harlow njihet si modelja më e veҫantë në botë, për shkak të çrregullimit të lëkurës. Të dielën pasdite, ajo u fotografua me bikini në një superjaht në Montekarlo, së bashku me Bella Hadid dhe Barbara Palvin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button