Ministrat e BDI-së kanë dosje të hapura nëpër Prokurori?

Tre nga përfaqësuesit e BDI-së në kabinetin e ri qeveritar nuk i kanë të zbardhura dosjet e përfolura për dyshime mbi vepra kriminale. Bëhet fjalë për Ramiz Merkon, Bujar Osmanin dhe Sadulla Durakun. Ish kryetari i Strugës Ramiz Merko dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është në hetim e sipër nga Prokuroria Publike. Merko gjithashtu hetohet edhe për keqpërdorim të procedurës për shpallje publike, shkruan Alsat-M.

Ish zëdhënësi dhe ish ministri i Shëndetësisë nga radhët e BDI-së Bujar Osmani dyshohet për furnizime jo ligjore gjatë kohës kur ishte ministër i Shëndetësisë. Dyshimet bazohen në projektin për rikonstruimin e Spitalit shtetëror, në vlerë prej 400 mijë eurosh. Afera u publikua përmes bombave të opozitës, ndërsa nga burime brenda Prokurorisë Speciale, Alsat mëson se për rastin në fjalë, është hapur procedurë para hetimore që para një viti.

Ish ministri i Bujqësisë dhe kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku mësohet të mos e ketë pastruar akoma dosjen mbi raportin e revizionit shtetëror, gjatë kohës kur urshtronte detyrën e ministruitr të Bujqësisë. Bëhet fjalë për mungesën e miliona eurove, të evidentuara nga Revizioni. Emri i Durakut u përmend edhe në seancat gjyqësore për rastin e Kumanovës. Ai përflitet se me urdhër të Ali Ahmetit është dërguar për negociata me grupin e Kumanovës për të mësuar motive e tyre, por siç shpjegojnë burimet e Alsat M, Duraku është sulmuar edhe fizikisht dhe është kthyer pa rezultate konkrete për kryetarin e tij. Mbrojtja e atë akuzuarve për Lagjen e Trimave e propozoi atë për dëshmitar por nuk u pranua nga Prokuroria dhe Gjykata.

Ndërkaq, edhe ministri pa resor, i cili pretendon të zgjidhet si zv/kryeministër për ceshtje ekonomike, Koco Angjushev, ka qenë pjesë e aferës së bashkëpjesëmarrjes së paligjshme të firmës së tij EFT-Maqedoni, me tre komoani të tjera, me qëllim diktimin e cmimeve më të lartë të energjisë elektrike. Komisioni Anti-Monopol, para 5 vitesh kishte dorëzuar padi kundërvajtëse, pikërisht për këtë arsye. Nuk ka ende informacione nëse ky hetim ka përfunduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button