Çka përfiton muslimani nga agjërimi?

Agjërimi është  një rast direkt mes Krijuesit  dhe krijesës. Ky është një ibadet (adhurim) i pastër nga hipokrizia (dyfytyrësia), sepse kjo bëhet vetëm mes Zotit dhe personit pa njohjen e të tjerëve. Njeriu mund të thotë se agjëron kurse të tjerët nuk mund të ta vërtetojnë, pra është obligim i lidhur vetëm mes njeriut dhe Zotit.

Shpirti i besimtarit pastrohet përmes saj dhe në të njëjtën kohë përforcohet lidhja midis njeriut dhe Zotit;  dhe njeriut me njeriun. Nëse kjo veti nuk do të gjendet në agjërim, ai mbetet i pakuptimtë.

Nga dobitë e mëdha në Ramazan është edhe rritja e zemërgjerësisë dhe mëshirës ndaj të varfërve. Në anën tjetër, përmes agjërimit forcohet vetëkontrolli dhe koncentrimi në qëllimin e duhur. Kush agjëron, mendon shumë në Zotin, ushtron punëmirësinë e tij dhe e shijon ëmbëlsinë e nënshtrimit të plotë në Allahun xh.sh., në dashurinë dhe në devotshmërinë e tij.

Muslimanët i shijojnë iftaret, tubimet dhe dashurinë familjare, farefisnore gjatë këtij muaji të bekuar. Ushtrimet e posaçme të trupit dhe të shpirtit gjatë këtij muaji i japim edhe një aspekt tjetër dobive të pakufishme të muajit madhështor.

Pjesë e kapitullit “Për agjërimin e muajit Ramazan” të librit “25 pyetje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button