Muhamedi dhe fisnikëria e tij me robërit e luftës

Edhe pse sot ka marrëveshje dhe konventa ndërkombëtare, sërish robi i luftës është i persekutuar dhe i keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht, dhe i shkelen të drejtat e tij njerëzore në mënyrën flagrante.

Muhamedi, i dërguari i All-llahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që para katërmbëdhjetë shekujve i përcaktoi botës një metodologji të madhe mbi sjelljes ndaj robërve të luftës, të cilën po ta zbatonin njerëzit në këto ditë do të dilnin nga kriza e robërve të luftës në të cilën gjinden sot. Kjo gjë po e ngacmon edhe më tej çdo njeri me ndërgjegje të gjallë dhe moral të lartë.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e ka ndaluar kategorikisht, që të shkelen të drejtat e robërve pa marrë parasysh arsyetimet e ndryshme.

Sipas mësimeve të tij, Sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, nuk lejohet të shahet, ofendohet, t’i ndërpritet ushqimi apo pija.

Duke i zbatuar këto mësime fisnike ithtarët e Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i jepnin përparësi më të madhe robërve në ushqim dhe pije, se sa vetes.

Këtë sjellje e lavdëron edhe Kurani, duke i përshkruar ithtarët e Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: “Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër”. (El-Insan:8).

Domethënë se Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe ithtarët e tij i jepnin përparësi jetimit. Të ngratit dhe robit në ushqim dhe pije, edhe pse ata kishin nevojë të madhe për to!

Robërit e luftës kanë shumë nevojë sot për këto sjellje në përputhje me mësimet e Pejgamberit, sal-lAllahut alejhi ve sel-lem, të ndalohet lotimi i tyre, t’u kthehen të drejtat e tyre, madje edhe njëzirllëku i tyre me të cilën ua mori civilizimi i armëve shkatërruese masive dhe luftërave të pamoralshme.

Pas tërë kësaj themi: Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i takon të mburret maksimalisht para qytetërimit bashkëkohor, për shkak se ua ka kaluar plotësisht dhe praktikisht në sferën e të drejtave të njeriut, jo vetëm në nivelin e parullave dhe reklamës, siç bëjnë shtetet e sotme, sepse nuk mund të gjeni në bazë të studimeve të qeta dhe të paanshme asnjë rast në jetën e Muahmedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ku ai të ketë shkelur të drejtën e robërve të luftës me keqtrajtime fizike dhe psiqike.

E kështu do të vazhdonim të numëronim pafundësisht për mirësitë e karakterit dhe të virtyteve të Muahmedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ku do të mbusheshin faqe të tëra librash.

Marrë nga libri “I këtillë ishte Muammedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem” me autor Bekir Halimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button