Shtatë viktima nga uragani në Moskë

Nga një stuhi e fuqishme që e ka goditur sot Moskën, kanë humbur jetën së paku shtatë vetë, ndërsa më tepër se 69 të tjerë janë lënduar.

Kryetari i qytetit të Moskës, Sergei Sobyanin, u ka shprehur ngushëllime familjeve të njerëzve që e humbën jetën nga kjo stuhi.

Ministria e energjisë ka njoftuar se nga stuhia janë shkatërruar përçuesit elektrikë në Moskë, kështu që afro 7,300 vetë kanë mbetur pa rrymë elektrike.

Po ashtu, është dëmtuar edhe sistemi transportues i qytetit, ndërsa shumë lidhje të trenave janë shtyrë ose anuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button