Strategjia e re e SHBA-ve është “të mposhtin plotësisht DEASH-in”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se qëllimi i strategjisë së re të qeverisë amerikane kundër DEASH-it është që të “mundim plotësisht DEASH-in me një ndërhyrje më të shpejtë dhe më të fortë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë në televizionin amerikan CBS, Mattis tha se kanë miratuar një strategji për të shkatërruar plotësisht duke e rrethuar në një rajon organizatën, në vend të taktikës që kanë kryer deri më sot në Irak dhe Siri, duke i drejtuar nga njëri rajon në tjetrin militantët e organizatës me qëllim dobësimin e tyre.

“Qëllimi ynë është të parandalojmë largimin e luftëtarëve të huaj nga konfliktet dhe rikthimi i tyre në Afrikën e Veriut, Evropë, Amerikë, Azi dhe Afrikë”, është shprehur Mattis.

Duke vënë në dukje se DEASH-i përbën kërcënim për të gjithë vendet e qytetëruara, ai është shprehur se “Thelbi i strategjisë tonë të re është që të mundim plotësisht DEASH-in me një ndërhyrje më të shpejtë dhe më të fortë.”

Pasi ka theksuar se strategjia e re synon që të mos i lërë asnjë vend DEASH-it për tu larguar, Mattis, ka vazhduar më tej: “Për shembull organizata sot është bllokuar në perëndim të Mosulit. Forcat irakiane të sigurisë kanë kaluar në veprim për t’i eliminuar plotësisht militantët. Telafer-i është rrethuar. Edhe në Raka të cilën e kanë shpallur kryeqytet në Siri vazhdojnë operacionet për rrethimin. Pas përfundimit të rrethimit do të pastrojmë në të njëjtën mënyrë qytetin nga militantët.”

“Nuk duhet të formohet një armik tjetër pas DEASH-it”

Duke theksuar se çështja kryesore është që pas përfundimit të DEASH-it të pengojnë që një organizatë tjetër terroriste të marrë vendin e saj, Mattis ka theksuar se, “Do të kemi një përpjekje më gjithëpërfshirëses që të mos krijohet një armik i ri në rajon pas humbjes së DEASH-it. Ne e dimë se DEASH-i do të humbasë. Kemi qenë të suksesshëm në fushëbetejë. Kemi shpëtuar miliona njerëz nga kontrolli i organizatës dhe nuk kemi dhënë as edhe një pëllëmbë territor teksa e kemi kryer këtë. Kjo vërteton se çfarë lufte efektive po kryejmë. Por në rajonin e kësaj bote ndodhën probleme dhe konflikte më të mëdha në thellësi. Nuk mund të mbyllim sytë përpara këtyre. Pikërisht për këtë arsye po zhvillojmë punime për të realizuar strategjinë e presidentit amerikan Trump e cila nuk mjaftohet vetëm me eliminimin e armikut, por në të njëjtën kohë ofron një strategji e cila pengon daljen e një armiku të ri në të njëjtin rajon”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button