Për pesë ditë në Greqi në rrugën detare kanë arritur 390 migrantë dhe refugjatë

Gjithsej 390 emigrantë dhe refugjatë kanë arritur në Greqi në rrugën detare në pesë ditët e kaluara, njofton agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Në ishullin Samos kanë arritur 157 emigrantë, 131 në Hios, ndërsa 102 në Lezbos.

Autoritetet greke komunikuan se gjithsej 9.137 emigrantë dhe refugjatë për momentin janë bllokuar në ishujt e theksuar, që ndodhen në pjesën lindore të Detit Egje, transmeton MIA.

ANA-MPA paraprakisht njoftoi se autoritetet portuale greke dhe forcat evropiane FRONTEKS kanë shpëtuar 141 emigrantë, të cilët janë zbuluar në afërsi të bregut në Katakolo, në pjesën perëndimore të Peloponezit.

Supozohet se ata kanë udhëtuar drejt Italisë, por anija e tyre ka filluar të mbushet me ujë, me ç’rast kanë dërguar sinjal për ndihmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button