Vetëpunësim për edhe 400 të papunë me grante prej 4.000 euro

Prej sot në pesëmbëdhjetë ditët në vijim të gjithë personat e papunë do të kenë mundësi të aplikojnë për grant për vetëpunësim përmes hapjes së biznesit të vet në shumë prej 4.000 eurove.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Agjencisë për Punësim i Republikës së Maqedonisë, Vllatko Popovski, kjo është faza e dytë e planit operativ për vitin 2017 për programin për vetëpunësim. Me të në fazën e parë ishin përfshirë 600 persona, ndërsa në fazën e dytë 400. për tërë vitin është planifikuar të përfshihen 1.050 persona të papunë nga evidenca e APRM, kërkues aktiv të punës, në 1.000 mikro kompani të sapohapura.

Shtoi se do të mund të aplikohet edhe për vend pune shtesë në kompaninë pë çka, siç informoi, do të marrin plus 92 mijë denarë, ndërsa për atë do të vendoset në tetor të këtij viti.

Programi për vetëpunësim përfshin trajnim për sipërmarrësi, ndihmë gjatë zhvillimit të biznes planit të qëndrueshëm dhe regjistrimit të veprimtarisë, grante të pakthyeshme në formë të pajisjes dhe materialeve dhe mentorimit gjatë fillimit të biznesit.

Ky program ka për qëllim ta nxitës sipërmarrësinë dhe të mbështesë krijim të bizneseve fillestare tël cilat do të sigurojnë punësime të qëndrueshme, jo vetëm për themeluesit, por edhe për persona të tjerë të cilët do të punësohen në këto biznese fillestare të qëndrueshme.

Prej vitit 2007 prej kur zbatohet masa deri më tani, siç tha, janë hapur 8.730 kompani, 8.970  janë punësuar, ndërsa siç potencoi, rreth 70 për qind prej tyre ende janë në marrëdhënie pune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button